Raporti i DASH: Terrorizmi iranian
po përpiqet të infiltrohet në Shqipëri

Raporti i DASH: Terrorizmi iranian<br />po përpiqet të infiltrohet në Shqipëri
Departamenti Amerikan i Shtetit në raportin e vitit 2016 për terrorizmin thekson se Irani vazhdoi aktivitetin e tij lidhur me terrorizmin duke përfshirë mbështetjen për Hezballahun, grupet palestineze terroriste në Gaza dhe grupet e ndryshme në Siri, Irak dhe në të gjithë Lindjen e Mesme.
 
Sipas Iran News Update në raport përmendet rritja e pranisë së Iranit në Evropë, përparimin në Ballkan në Bosnje dhe Kosovë por edhe në Shqipëri.
  
“Shqipëria duket të jetë një vend tjetër ballkanik që Irani ka shënjestruar. Reza Shafa, një ekspert iranian, e ka quajtur atë një "një pikëmbështetje në kontinentin evropian".
 
Ashtu si në Bosnje, Irani ka tentuar të infiltrohet në Shqipëri duke krijuar "organizata bamirëse" dhe "organizata kulturore" që shërbejnë si organizata të fshehta për Trupat e Gardës Revolucionare Islamike dhe Ministrinë e Inteligjencës.
 
Qeveria dhe Parlamenti i Shqipërisë ishin në një marrëveshje unanime për të lejuar një numër të madh të anëtarëve të grupit opozitar iranian të opozitës, MEK, që të vendoseshin në Shqipëri vitin e kaluar
” shkruan Iran News Update në artikullin e publikuar ditën e djeshme. 

Ndërsa në raportin e publikuar për Shqipërinë, vlerësohet se vendi ynë është aleate në luftën kundër terrorizmit, duke nënvizuar se korrupsioni  është pengesë për zbatimin e ligjit.

Faksimile e lajmit e në Iran News Update.
Faksimile e lajmit në Iran News Update

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

AMF mbledh sektorin financiar për festat! Kaçi: Prioritet zbatimi me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut!

AMF mbledh sektorin financiar për festat! Kaçi: Prioritet zbatimi me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut!