Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Arben Ahmetaj e konsideroi një lajm fantastik ngjitje e Shqipërisë me 22 vende për klimën e biznesit, referuar raportit të Bankës Botërore "Doing Business".

"Sot e filluam ditën me një lajm fantastik për ekonominë shqiptare dhe klimën e biznesit në vend, të cilin dua ta ndaj edhe me ju. Raporti 'Doing Business' i Bankës Botërore, publikuar sot, e rendit Shqipërinë në vendin 68 në botë. Në vetem 1 vit në detyrë arritëm një përmirësim prej 22 vendesh në renditje. Këto janë lajmet e mira që vazhdojnë të vijnë për ekonominë tonë. Modeli i ri ekonomik ka filluar të funksionojë!", shkruan Ahmetaj në rrjetin social 'Facebook'.

ATSH