Raporti i EUROPOL: Shqipëria, burim kryesor i kanabisit në BE! Shqiptarët po mbushin me hashash ndërtesat e qeta të Barcelonës

Raporti i EUROPOL: Shqipëria, burim kryesor i kanabisit në BE! Shqiptarët po mbushin me hashash ndërtesat e qeta të Barcelonës

Harte e publikuar nga EUROPOL

Shqipëria mbetet një burim kryesor i kanabisit të trafikuar në vendet e Bashkimit Evropian. Konstatimi bëhet nga një raport i EUROPOL, i publikuar më 12 prill 2021. 

Në raportin e titulluar 'Bashkimi Evropian dhe vlerësimi i krimeve serioze dhe kriminalitetit të organizuar (SOCTA 2021)', EUROPOL nënvizon se rrjetet kriminale që merren me trafik kanabisi janë shumë të organizuara.

"Ata përgjithësisht janë hierarkikisht strukturuar me role dhe nivele të përcaktuara mirë përreth lidershipi, ose relativisht fort i organizuar por i pastrukturuar dhe i rrethuar nga një rrjet individësh të angazhuar në veprimtari kriminale. Shumica e rasteve raportuar në Europol rreth dhunës serioze dhe fatale janë të lidhura me drogën, veçanërisht me tregtinë e kanabisit", thuhet në raport.

Në raportin e EUROPOL ceket gjithashtu një mënyrë e veçantë e zgjedhur nga trafikantë shqiptarë për prodhimin e kanabisit në Barcelonë të Spanjës.

"Rrjeti i krimit të organizuar, i përbërë kryesisht nga shtetas shqiptarë, do të lokalizonte ndërtesa të ndryshme në zona të qeta në periferi të Barcelonës në Spanjë për prodhim të madh të kanabisit, 3-4 vjelje në vit. Kriminelët devijonin furnizimin me energji elektrike dhe ujë për të kultivuar në mënyrë të paligjshme bimët e kanabisit në ambiente të mbyllura. Pasi u korr, kanabisi bimor u dërgua në Holandë. Trafikantët përdorin mënyra të koduara komunikimi", thuhet ndër të tjera në raport.

Pjesë nga raporti i EUROPOL

Harta e publikuar nga EUROPOL

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Saliu: 06/05/2021 10:36

    Shpifje, ato lekë na duhen per zgjoedhje, këto shpifin. Fajin e ka Saliu.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

'Le Figaro': Shqipëria, plazhet më të bukura të verës, nga Dhërmiu në Gjirin e Gramës

'Le Figaro': Shqipëria, plazhet më të bukura të verës, nga Dhërmiu në Gjirin e Gramës