Raporti i EUROSTAT/ Rriten me 21% kërkesat për azil krahasuar me një vit më parë, azilkërkuesit i drejtohen Gjermanisë e Francës, afganët e sirianët të parët në botë nga kërkesat

Lirimi i masave kufizuese ka sjellë një rritje të vrullshme të kërkesave për azil në vendet e bashkimit europain, në krahasim me një vit më parë. Sipas një raporti të Eurostat, kërkesat për azil janë rritur me mbi 21%, ndërsa fluksi më i madh i tyre është për në Gjermani e Francë.

Me 100,240 kërkesa për azil nga janari deri në shtator 2021, Gjermania është në krye të vendeve të BE-së, në të cilat njerëzit kërkojnë mbrojtje nga persekutimi. Në vend të dytë vjen Franca me 73,255 kërkesa për azil.

Këto shifra u publikuan në një raport të Agjencisë Statistikore të BE-së, Eurostat. Sipas mediave numri i kërkesave për azil në Gjermani është rritur me 15 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Shumica e azilkërkuesve vijnë nga Siria pasuar nga Afganistani dhe Iraku.  Interesante janë edhe shifrat e kërkesave të pranuara për azil. Midis korrikut dhe shtatorit 2021 në BE janë marrë gjithsej 115,025 vendime për kërkesa për azil, shumica e tyre në Gjermani dhe Francë.

Por ndërsa në Gjermani nga 29,970 kërkesa 16,300 janë pranuar, në Francë nga 33,325 kërkesa janë miratuar vetëm 9.425. Vitin e kaluar numri i azilkërkuesve ra ndjeshëm në të gjithë Evropën, kryesisht për shkak të pandemisë së koronavirusit. Para pandemisë, në vitin 2019, numri i azilkërkuesve ishte 612.000 vetë.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Samiti BE-Ballkani Perëndimor/ Publikohet deklarata e përbashkët, ja çfarë u diskutua në Bruksel

Samiti BE-Ballkani Perëndimor/ Publikohet deklarata e përbashkët, ja çfarë u diskutua në Bruksel