Në analizën e saj, kompania përmend disa elementë si shkaktarë të ritmeve të ulëta ekonomike në Shqipëri për dekadën e ardhshme, si korrupsioni dhe pasojat e komunizmit, normat e ngadalta të rritjes së prodhimit të brendshëm bruto, nivelin e dobët në sektorin e konsumit dhe progresi i dobët në zbatimin e reformave strukturore.
Nga një prej ekonomive më të mbyllura në botë nën komunizëm, Shqipëria ka rritur hapjen e saj të tregtisë gjatë viteve të fundit. Progresi në secilën prej këtyre fushave u shpërblye në vitin 2014, kur Shqipëria mori statusin kandidat i BE-së. Por përkundër këtij përparimi, BMI Research mbetet më pak optimist rreth perspektivave të rritjes në të ardhmen e vendit pasi çështjet e trashëguara nga epoka komuniste ende vazhdojnë. Korrupsioni mbetet një plagë si tek qeveria dhe biznesi duke ndikuar mbi atraktivitetin e Shqipërisë si një destinacion për investime”-vijon më tej raporti.
Por jo vetëm kaq, sipas BMI Research burokracia e vendit është e lartë, dhe tregu i punës është tepër i varur nga sektori publik për punësim. Administrateve të njëpasnëshme u mungon progresi për të zgjidhur këto probleme dhe kjo nënkupton se administrata aktuale e udhëhequr nga socialistët do të bëjë vetëm hapa në tentativë në zbatimin e reformave strukturore në vitet në vijim.
Sipas raportit edhe vendimi i BE-së për të mos pranuar anëtarë të rinj për pesë vitet e ardhshme, mund të reduktojë më tej nxitësit për qeverinë për të zbatuar reforma të dhimbshme. Si rrjedhojë, raporti konkludon se procesi i konvergjencës (rritja me ritme më të shpejta se vendet e BE për të kapur gradualisht nivelet e mesatares europiane), po e humb ritmin dhe Shqipëria parashikohet që edhe për 10 vjet do mbetet ndër më të varfrat në Europë. E themeluar në 1984-ën, BMI Research kryen studime dhe analiza të detajuara makroekonomike dhe të tregjeve financiare në 200 vende të globit.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)