Raporti i FMN, Vasili: Të ndalen sa
më parë koncesionet, janë rrezik 

Raporti i FMN, Vasili: Të ndalen sa<br />më parë koncesionet, janë rrezik 
Petrit Vasili shprehet se raporti i FMN ishte mjaft i qartë, ndërsa  rrëzon koncesionet e Kryeministrit. Sipas kryetarit të grupit të LSI, duhet të ndalen sa më parë koncesionet, pasi janë rrezik fiskal dhe për shumë vite do të hanë paratë dhe djersën e shqiptarëve.
 
“FMN rrëzon koncesionet e Kryeministrit. FMN foli qartë, që koncesionet janë "rrezik domethënës fiskal" për ekonominë e vendit. Duhen ndalur sa më parë koncesionet, kjo zgjedhë e tmerrshme, që për shumë e shumë vjet do të hanë paratë dhe djersën e shqiptarëve.
 
FMN thotë që qeveria u ka borxh bizneseve 120 milionë euro. Po ky kryeministri u shqye duke thënë qindra herë se borxhe ndaj bizneseve s'do të kishte më si në qeveritë e "poshtra" të mëparshme. Në fakt dihet që ky kryeministër edhe genjeshtrën e ka zanat, por edhe ia fut kot se nuk kupton asgjë nga ekonomia, sepse aq shkollë ka dhe aq ia thotë” shprehet Vasili.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin