Raporti i INSTAT, Rama: Inkurajues
...problem niveli i ulët i kualifikimit!

Raporti i INSTAT, Rama: Inkurajues<br />...problem niveli i ulët i kualifikimit!
TIRANË - Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka vlerësuar raportin e bërë publik dje nga Instituti i Statistikave lidhur me shkallën e rritjes së punësimit në tremujorin e tretë të këtij vitit, ku numri i të punësuarve është rritur me 3.7% ose 78 844 persona më shumë krahasuar me një vit më parë.

Në sallën e Kuvendit, duke bërë një analizë të gjithë raportit dhe sektorëve ku raportohen më shumë të punësuar, kryeministri Rama theksoi se edhe raporti i INSTAT faktoi me shifra rrugën e ndërmarrë nga qeveria, në kuadër të shtimit të numrit të të punësuarve.

Pavarësisht kësaj, shefi i qeverisë, nënvizoi se ka ende shumë punë për të bërë dhe shumë sektorë të cilët kanë hapësira të mëdha përmirësimi siç është sektori i industrisë përpunuese.

Kjo sipas kryeministrit vjen për shkak të një sistemi arsimor jo të duhur që ishte praktikuar deri më tani në vendin tonë, ku të gjithë përfitonin arsim të lartë duke lënë mënjanë arsimin profesional.

Në këtë kontekst Rama u shpreh se ende në vendin tonë mungon krahu i punës i kualifikuar dhe kjo u tregua qartë edhe nga raporti i INSTAT. Fjala e Kryeministrit Edi Rama, në Kuvend

"Ajo çka mbetet problem dhe për të cilin duhet të gjejmë rrugën e përshtatshme është kualifikimi i forcave të punës. Kemi një nivel kualifikimi tragjik i forcave që kërkojnë punë në mënyrë aktive në administratë. Me hyrjen në fuqi të ligjit të dakordësuar me BE, kemi një sistem krejtësisht të ri aplikimi, dhe të pavarur nga ministritë dhe politika. Por çfarë ndodh, në valën e parë, mbi 5000 konkurentë për 150 pozicione, arritën të zënë punë 38 vende ndërsa të tjerët bosh. Kjo tregon se kemi një problem të madh që është kualifikimi. Dhe të gjitha ato diploma prej kristali, tani po ju vijnë me një faturë të madhe zhgënjyese. 7000 aplikime të reja kemi të atyre që janë rifutur në konkurim, por çka ne duhet të bëjmë është të rrisim vetëdijen se këta njerëz duhet të punojnë me kualifikimin. I njëjti problem shfaqet në industri, ku kualifikimi që kërkohet, dhe në mungesë të një rrugëtimi në një sistem normal arsimi që nuk ka ekzistuar, shumë raste kemi ku investitorët hapin edhe portofolin e trajnimit profesional." theksoi kryeministri

parlamenti

Rama: Ende hapësira për përmirësim, e ardhmja është arsimi profesional
Duke iu referuar raportit të INSTAT, Kryeministri Rama nënvizoi se numrin më të lartë të të punësuarve e zënë personat me arsim profesional, në masën 65%. Edhe në këtë pikë Rama tha se ka ende shumë hapësira për përmirësim, duke bërë të mundur rritjen e numrit të të punësuarve me arsim profesional dhe ulje të punësuarve me arsim të mesëm.

E gjitha kjo sipas Ramës ka ardhur për shkak të një sistemi arsimor me një drejtim, që ka ekzistuar deri më tani, atë të derës së universitetit. Por sipas shefit të qeverisë, e ardhmja është arsimi profesional, dhe përgjigja më e duhur e tregut ditët e sotme, ndërsa shtoi se janë 219 555 persona të regjistruar si të papunë.

“Po të analizojmë të punësuarit me arsim të mesëm, shkalla e punësimit, sot është më e lartë për personat me arsim të mesëm profesional, dhe ato janë 65% e të punësuarve me arsim të mesëm. Jemi ende në kushtet kur kemi shumë hapësirë edhe këtu dhe jam i bindur se në tre vitet e ardhshme do të kemi një rritje të mëtejshme të shkallës së punësuarve me arsim profesional dhe ulje të punësuarve me arsim të mesëm. Kjo është një shprehje e qartë për t’iu dhënë mundësi të rinjve që nuk mund të vazhdojnë arsimin e lartë. Pas një sistemi arsimi me një korsi për të hyrë në derën e universitetit na ka sjellë në këtë raport katastrofik të të punësuarve. Ndërkohë që çelja e arsimit profesional në bashkëpunim me sipërmarrjen, dhe krijimi i një sistemi arsimi që nuk është një punë me dru pa lidhje me realitetin, është përgjigja më adekuate. Përballë nesh sot kemi një numër të madh të personave që kërkojnë punë në mëyrë aktive, regjistrohen si të papunë, është 219 555 persona.” tha Rama 

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Zelensky publikon foto nga takimi 'kokë më kokë' me Ramën: Folëm për rikonstruksionin e Ukrainës

Presidenti Zelensky publikon foto nga takimi 'kokë më kokë' me Ramën: Folëm për rikonstruksionin e Ukrainës