Raporti i inteligjencës amerikane: Nuk ka të dhëna se objektet fluturuese të shfaqura në vitet 2004-2021 janë UFO

Raporti i inteligjencës amerikane: Nuk ka të dhëna se objektet fluturuese të shfaqura në vitet 2004-2021 janë UFO

Sipas një raporti të inteligjencës amerikanë në lidhje me objektet fluturuese, zyrtarët e qeverisë kanë deklaruar se nuk mund të shpjegojnë se çfarë janë 143 nga 144 objektet e identifikuara në hapësirë, pasi nuk ka të dhëna të mjaftueshme për të kategorizuar këto objekte.

 “Ne aktualisht nuk kemi informacion të mjaftueshëm në bazat tona të të dhënave për të shpjeguar këto fenomene,” thuhet në raport.

Në raport përfshihen incidente nga 2004 deri në 2021 dhe agjencitë e inteligjencës amerikane kanë treguar se për 140 prej tyre nuk ka informacione të mjaftueshme për ti kategorizuar.

Disa nga objektet janë drone ose zogj dhe disa të tjera mund të jenë pajisje ose teknologji ushtarake nga fuqitë e tjera, të tilla si Kina ose Rusia.

Shërbimet e inteligjencës amerikane janë të shqetësuara për veprimtaritë e Pekinit dhe Moskës që testojnë teknologjitë e ndryshme, sisteme që lëvizin me shpejtësi 10 deri në 20 herë më shpejt se tingulli.

Tetëmbëdhjetë nga pamjet duket se kanë shfaqur një aeroplan duke bërë lëvizje të pazakonshme ose karakteristika të fluturimit të tilla si, aftësia për t’u mbajtur në gjendje të palëvizshme në erëra, lartësi të lartë dhe shpejtësi ekstreme, pa mjete të dallueshme shtytjeje, është thënë në raport.

Në raport nuk është përmendur mundësia që disa objekte përfaqësojnë jetën jashtëtokësore, mirëpo as nuk është përjashtuar një gjë e tillë.

Dhënia e urdhrit për përpilim të raportit, është dhënë pas publikimit të disa video-materialeve të pilotëve ushtarakë, në të cilat shihen disa objekte fluturuese me lëvizje të çuditshme.

Kongresi më pas u ka kërkuar agjencive të inteligjencës për të analizuar këto objekte përbëjnë kërcënim nga armiqtë e huaj.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë