TIRANE- Progres raporti i Komisionit Europian jep dritën jeshile për marrjen e statusit. Pas raportit do të jetë data 23 qershor ku Këshilli i Ministrave të BE-së do të vendos nëse Shqipëria do ta marr statusin ose jo, vendim ky që duhet unanim nga të gjithë shtetit. Në një raport ndryshe nga herët e tjera ku nuk ishin përfshirë çështje sensistive si pronat apo ish-të përndjekurit, KE theksonte se qeveria shqiptare kishte bërë progres në luftën kundër krimit, korrupsionit si edhe narkotikëve.
Sipas progres-raportit, Shqipëria ka bërë një përparim në luftën kundër korrupsionit ku një vlerësim i veçantë i jepet ndryshimeve ligjore për sekuestrimin e pasurisë si edhe për performancën e bërë nga ana e ILDKP-. “Lidhur numrin e rasteve të korrupsionit referuar në Prokurori nga Policia e Shtetit është rritur me 16% në periudhën nga tetori 2013 deri në mars 2014, krahasuar në të njëjtën periudhë të vitit të parë. Dënimet në Gjykatat e Qarkut kanë rënë për 8 % në njëjtën periudhë, ndërsa dënimet nga Gjykatat e Apelit janë rritur me 81%.
Një numër i madh i hetimeve për veprat penale të korrupsionit nuk rezulton në dënime finale, duke theksuar nevojën për të përforcuar pavarësinë, efikasitetin dhe llogaridhënien e gjyqësorit, dhe nevoja për të forcuar kapacitetin e policisë dhe prokurorisë. ILDKPKI bëri hapa për të përmirësuar performancën e saj në tremujorin e parë të vitit 2014”,- thuhet në raport.
Në progres raportin e KE-së jepet një vlerësim për punën e bërë nga Policia e Shtetit për drogën e kapur. “Nga tetori 2013 deri në fund të marsit 2014 në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, konfiskimet e drogës kanë vazhduar. Konfiskimi i marijuanës (18.8 t vs 13.6 t) dhe kokainës (14.5 kg nga 1.7 kg) janë rritur, ndërsa konfiskimet e heroinës kanë rënë (25.6 kg nga 44,8 kg)”,- thuhet në raport.
Pavarësisht se vlerësimet këtë vit ishin më pozitive se sa në Progres-Raportin e fundit, sërish çështja e bashkëpunimit ndërmjet palëve mbetet parësore duke shprehur edhe rezerva ndaj opozitës e cila është tërhequr nga disa nisma ligjore. “Në nëntor, qeveria dhe opozita bashkuan forcat për të miratuar një rezolutë mbi integrimin në BE.
Që atëherë të dyja palët kanë vazhduar të mbështetjen për integrimin në BE të vendit edhe pse më vonë konsensusi është prishur. Për më tepër, është e rëndësishme që procesi i reformës të jetë i shoqëruar me një rigjetje dhe konsolidim të dialogut politik mes qeverisë dhe opozitës”,-thuhet në raport.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 5 qershor 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Batutat e Ramës për statusin: Kur ta marrim s'do këndojë më Çiljeta me të tjerë
Rama:Presim të marrim provimin nga 'drejtoria' e BE, i bëmë detyrat