Raporti i KE: Rindërtim kulturës
bashkëpunuese qeveri-opozitë!

Raporti i KE: Rindërtim kulturës<br />bashkëpunuese qeveri-opozitë!
Është e domosdoshme që në Shqipëri të ketë konsensus dhe bashkëpunim mes mazhorancës dhe opozitës, lidhur me reformat kyçe të kërkuara për procesin e integrimit të vendit në Bashkimin Evropian. Lajmi bëhet i ditur nga BalkanInsight, rreth 24 orë para publikimit të progres-raportit të Komisionit Evropian.

Sipas BalkanInsight, duke cituar një burim zyrtar të KE-së, pika më e nxehtë që pritet të dalë të nesërmen nga progres-raporti për vendin tonë do të jetë rindërtimi i një kulture bashkëpunuese mes palëve politike për implementimin e reformave të kërkuara.

Sipas të njëjtit burim raportet e Komisionit Europian për vitin 2014 për Ballkanin Perëndimor, do të nxjerrin në pah mungesat në fushën e sundimit të ligjit, korrupsionit, të drejtat themelore të tilla si liria e shprehjes, si dhe kërcënimet ndaj pavarësisë së mediave.

Ai thekson se secili nga vendet e Ballkanit Perëndimor do të ketë shumë punë për të bërë në mënyrë që të përmbushë kriteret e BE-së në rrugën e anëtarësimit përfundimtar, ndërsa shton se pasuesi i Fyles, do të ketë shumë punë për të bërë.

"Pasardhësi i Stefan Fule do të ketë shumë gjëra për të bërë në mandatin e tij", tha ai, duke iu referuar Komisionerit të ri për Zgjerimaustriakut, Johannes Hahn.

Lidhur me Kosovën, zyrtari i KE-së shprehet se ngërçi në parlament i krijuar që pas zgjedhjeve të fundit, e cila e ka penguar zgjedhjen e një kryetari dhe formimin e një
qeverie të re, është një nga shqetësimet më të mëdha të KE-së. Kjo pasi Kosova duhet të nënshkruajë Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit, bisedimet e të cilave nisën në tetor 2013, dhe janë në faza e parë drejt anëtarësimit përfundimtar në BE.

Sa i përket marrëdhënieve të jashtme, i njëjti burim tha se raporti do t’i bëjë thirrje qeverive të Kosovës dhe Serbisë që të jenë më të angazhuara në dialogun e udhëhequr nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve, si në aspektin e zbatimit të marrëveshjeve tashmë të arritur gjithashtu dhe në hapjen e temave të reja. 

Një tjetër burim zyrtar i BE-së, vuri në dukje se asnjë nga vendet e Ballkanit Perëndimor nuk shihet si një anëtar i mundshëm në familjen evropiane të një të ardhme të shkurtër

"Asnjë nga vendet nuk kanë bërë përparim mjaftueshëm për t'u bashkuar me BE në pesë vitet e ardhshme", tha ky burim. 

Çdo vit, Komisioni Evropian publikon raporte individuale për shtetet e Ballkanit Perëndimor së bashku me Dokumentin e saj pwr Strategjinë e Zgjerimit. Ai pritet të bëhet publik pasditen e nesërme ku do të evidentohen problematikat dhe reformat prioritare për secilin vend të rajonit, në rrugën e anëtarësimit në BE.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vijon puna në aksin Bogë-Theth për largimin e dëborës, borëpastrueset në terren

Vijon puna në aksin Bogë-Theth për largimin e dëborës, borëpastrueset në terren