TIRANE- Inspektorët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë kanë përfunduar analizën e dosjes "Xhakja" dhe vendimit të dhënë nga gjyqtari i Durrësit Neritan Tabaku. Ditën e djeshme burime nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë bënë të ditur se ka përfunduar dhe faza e konkluzioneve të inspektorëve me këtë dosje dhe pas një diskutimi të fundit në KLD, dosja do i kalojë në tryezë ministrit Halimi.
"Rasti i vendimit të gjykatësit Neritan Tabaku në lidhje me dosjen e Ilir Xhakjes ka përfunduar dhe inspektorët kanë gati dhe konkluzionet e tyre. Dosja ka qenë relativisht e lehtë pasi vonesa në zbardhjen e vendimit nga gjykatësi është aq arbitrare sa nuk ka nevojë për shumë kërkime. Nga ana tjetër mund të konfirmoj se për të njëjtin gjykatës janë marrë në analizë dhe disa çështje të tjera gjyqësore të shqyrtim prej tij dhe në të paktën katër raste kemi evidentuar të njëjtat probleme me moszbardhje të vendimit, por që sigurisht që në këto dosje vonesat nuk janë galopante sin ë rastin e Ilir Xhakjas", - tha dje një burim nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë.
DOREZIMI
Pasi të firmoset dhe nga nënkryetari i KLD-së, dosja e konkluzioneve do i kalojë Ministrit të Drejtësisë Eduart Halimi i cili më pas pritet të propozojë në mbledhjen e radhës do të bëjë dhe propozimet përkatëse. Pritet që Këshilli të diskutojë në lidhje me shkarkimin nga detyra të gjykatësit dhe për hapjen rrugë të hetimeve nga ana e prokurorisë në lidhje me lirimin e të shumëkërkuarit Ilir Xhakja. Prokuroria e Tiranës nisi përpara pesë ditësh procedimin penal ndaj gjyqtarit të Gjykatës së Durrësit, Neritan Tabaku, për "shpërdorim të detyrës", lidhur me dosjen e shtetasit Ilir Xhakja, i dyshuar si autori kryesor i vrasjes se kryekomisarit Adem Tahiraj, pak ditë më parë në Katund Sukth të rrethit të Durrësit. Me anë të një deklarate, shpërndarë për mediat, Prokuroria e Përgjithshme bëri të ditur se Prokuroria e Tiranës ka regjistruar procedimin penal nr.4291 për veprën penale të "shpërdorimit të detyrës", në ngarkim të Neritan Tabakut, me detyre Gjyqtar në Gjykaten e Rrethit Gjyqësor Durrës. Sipas prokurorisë, gjyqtari Neritan Tabaku ka cënuar rëndë interesat e ushtrimit të ndjekjes penale në kohë ndaj shtetasit Ilir Xhakja, person me precedentë të theksuar penal.
(Shkrimi u publikua sot ne gazeten Shqiptarja.com)
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com