Raporti i KLSH: Albpetrol e OST
dëm ekonomik 55 mln USD
Një dëm shumë i madh ekonomik i është shkaktuar shtetit shqiptar nga dy ndërmarrje të saj, ende të paprivatizuara. Në analizën vjetore të KLSH, u zbulua se Albpetrol ka dëmtuar taksapaguesit në masën 4 miliardë lekë dhe OST në masën 2 miliardë lekë.
TIRANE- Një dëm shumë i madh ekonomik i është shkaktuar shtetit shqiptar nga dy ndërmarrje të saj, ende të paprivatizuara. Në analizën vjetore të KLSH, u zbulua se Albpetrol ka dëmtuar taksapaguesit në masën 4 miliardë lekë dhe OST në masën 2 miliardë lekë.
Dy ndërmarrjet më të madha, ku ende është pronar shteti, kanë dëmtuar interesat e taksapaguesve shqiptarë në masën gjashtë miliardë lekë, ose 55 milionë dollarë amerikanë. Këtë e ka zbuluar Kontrolli i Lartë i Shtetit në veprimtarinë e tij gjatë vitit të kaluar, ku janë konstatuar në total mbi 7 miliardë lekë shkelje, shpërdorime e abuzime me fondet e buxhetit.
Në Pallatin e Kongreseve është zhvilluar dje, në praninë e medias, analiza e punës për vitin 2011 e strukturave të KLSH. Duke folur me cilësinë e kreut të këtij institucioni, kryetari i porsaemëruar nga Kuvendi, Bujar Leskaj, theksoi, veç të tjerash, se "pavarësia dhe integriteti i institucionit duhet të na bëjë të ndërgjegjshëm se korrupsioni nuk ka ngjyrë, nuk është as i kuq, as blu, por është i zi".
Pjesa më e madhe e dëmit të evidentuar është kryer nga Operatori i Sistemit të Trasmetimit të Energjisë Sh.a. Tiranë, në vlerën 1.924.209.000 lekë, si moslikujdim i shërbimit të kryer për transmetimin e energjisë elektrike për periudhën nga privatizimi i OSSH deri më 15.12.2010 dhe në Albpetrol sh.a. Fier, në vlerën 3.936.800.000 lekë, shkaktuar nga moslikujdimi i detyrimeve prej 3.6 miliardë lekësh të rrjedhura nga furnizimi me naftë bruto, gaz natyror dhe hollues deri më datë 31.12.2010 nga kompania ARMO sha.a (ARMO Oil) dhe 358 mijë lekë nga moslikujdimi në afat i faturave të shitjes së naftës po nga kjo kompani, pra gjithsej 5.86 miliardë lekë.
Leskaj theksoi me shqetësim faktin se niveli i realizimit të rekomandimeve të KLSH për shpërblimin e dëmit të konstatuar në organet tatimore dhe doganore ka një përqindje mjaft të ulët (vetëm 9 për qind), ose, nga 183 milionë lekë rekomanduar për shpërblim të dëmit, janë nxjerrë urdhërat përkatës për vetëm 16 milionë lekë.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
48.9%
-
Jo
36.9%
-
Nuk e di
14.2%
Vota total: 1324
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Moti i keq, Lezha në terr! Mijëra banorë të 6 njësive dhe Shëngjinit pa energji elektrike prej 3 ditësh, shkak defektet në rrjet! (VIDEO)
13 Janar, 18:55
-
Ngjela në Report TV: Si mund t’i fitojë zgjedhjet kryetari i një partie i shpallur ‘non grata’ nga SHBA! Këta menduan se ishin të paprekshëm, Rama i qetë
13 Janar, 18:42
-
Shqipëri, shqetësim në rritje mbi dhunën në rrjete sociale te të miturit
13 Janar, 18:42
-
Rama në Romë, merr pjesë në prezantimin e ‘Giro d'Italia’, kryeministri: Sporti italian ka pasur influencë të jashtëzakonshme në Shqipëri! Tajani: Gati t’ju presim në BE
13 Janar, 18:35
-
SHBA kufizon eksportin e mikroprocesorëve në mbarë botën
13 Janar, 18:29
-
Ngjela në ‘Studio Live’: SPAK po godet, tani të ngrejë nivelin! Berisha me psikikë të pandehuri! I besoj Blinkenit, tha ‘do e shpëtojmë Shqipërinë nga korrupsioni’
13 Janar, 18:26
-
Zjarret në Los Anxhelos/ Beyonce dhuron 2.5 milionë dollarë për të prekurit
13 Janar, 18:15
-
Shefi i NATO-s pret që zgjedhjet në Kosovë të mos ndikojnë në destabilizimin e situatës
13 Janar, 18:06
-
Kallëzoi Berishën në SPAK për falsifikimin e datëlindjes, Idajet Beqiri: Ia thashë në sy në 1997, je kriminel! Tropojanët e tij më rrahën dhe masakruan
13 Janar, 18:04
-
Kallëzoi Berishën për falsifikimin e datëlindjes, avokati Beqiri zbulon: E di Malësia e Gjakovës ç'ndodhi në shtëpinë e Saliut në 1943 dhe pjellë e kujt është
13 Janar, 17:55
-
Rusia dhe Irani pritet të nënshkruajnë marrëveshje të partneritetit strategjik
13 Janar, 17:50
-
Zbulohet tuneli i karteleve të kokainës mes SHBA dhe Meksikës! I blinduar, 4 metra i gjerë dhe 6 metra i lartë (VIDEO)
13 Janar, 17:36