Raporti i KLSH, Basha:Rama të
shkarkojë përgjegjësit

Raporti i KLSH, Basha:Rama të<br />shkarkojë përgjegjësit
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pas raportit të publikuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Sipas tij ky raport është një tjetër tregues skandaloz i një qeverisje qëllimi i së cilës është grabitja e parave të vendit dhe se dëmi ekonomik i shkaktuar është 600 milionë euro.  

Ai kërkon Ramës se nëse e ka seriozisht të shkarkojë dhe të ndjek penalisht të gjithë drejtuesit e doganave, tatimeve, ministrat e funksionarë të tjerë që kanë shkaktura këto dëme.
 
Reagimi i Bashës
 
"Raporti i sapo bërë publik i Kontrollit të Lartë të Shtetit shpjegon në detaje se dëmi ekonomik i shkaktuar nga keqqeverisja dhe abuzimi vetëm në dogana, tatime dhe tendera është afro 600 milionë euro. Është tjetër tregues skandaloz i një qeverisje qëllimi i vetëm i së cilës është grabitja e parave dhe pasurive të vendit.

Në shfaqjen e tij tragji-komike Edi Rama është duke bredhur në Shqipëri për t’ju kërkuar njerëzve të denoncojnë ata që abuzojnë me detyrën. Nëse e ka seriozisht le të marrë raportin e KLSH-së dhe të pushojë dhe ndjekë penalisht drejtuesit e doganave, tatimeve dhe prokurimeve, dhe ministrat e funksionarët e tjerë publikë që kanë shkaktuar këto dëme. Por kjo nuk ka për të ndodhur, sepse në fakt Edi Rama është vetë shembulli dhe kampioni i abuzimit me detyrën dhe pasuritë publike për interesat e tij dhe klientëve të tij
"deklaron Basha.


Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë