Edhe para protestave të dhunshme të nisura në Tiranë, sistemi i menaxhimit të qarkullimit rrugor kishte problematika serioze.
Raporti i fundit i auditimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit për qarkullimin rrugor në Bashkinë e Tiranës, i publikuar dje, thekson se më shumë se gjysma e kamerave të monitorimit në rrugët e kryeqytetit nuk funksiononin edhe para se të dëmtoheshin gjatë javëve të fundit, nga protestues të maskuar të dhunshëm.
Sipas auditimit, më shumë se gjysma e kamerave të monitorimit nuk transmetonin pamje, një pjesë e semaforëve nuk ishin të integruar në sistemin qendror, ndërsa investimet për përmirësimin e transportit dhe qarkullimit rrugor kanë mbetur ndjeshëm larg planeve.
“Nga 71 kamera të instaluara për monitorimin e trafikut në kryeqytet, 40, ose 56.3%, nuk transmetonin pamje gjatë verifikimit të KLSH-së më 1 korrik 2026, përpara dëmtimeve të fundit gjatë protestave. Për 11 kamera, ndërprerja e transmetimit kishte zgjatur nga dy deri në shtatë vjet, ndërsa 14 të tjera kishin qenë jashtë funksionit për periudha nga një deri në shtatë muaj. Sistemi i kamerave ishte plotësuar nëpërmjet një kontrate të vitit 2021, me vlerë rreth 59.9 milionë lekë. Auditimi konstatoi gjithashtu se platforma qendrore për shfaqjen e njëkohshme të pamjeve nuk funksiononte. Operatorët i monitoronin kamerat individualisht në kompjuter, ndërsa 10 semaforë nuk ishin integruar në sistemin qendror”, thuhet mes të tjerash në raportin e KLSH-së.
Në raportin e KLSH-së vihet në dukje se problematika para nisjes së protestave të dhunshme ka pasur edhe në disa semaforë.
Nga ana tjetër, në raport u evidentuan edhe mangësi në transportin publik, probleme në monitorimin e shërbimeve urbane dhe vonesa në projektet infrastrukturore.
“Shpenzimet e programit të transportit publik në Bashkinë e Tiranës u rritën nga 325 milionë lekë në vitin 2023 në 1.53 miliardë lekë në vitin 2025. Megjithatë, pjesa dërrmuese e fondeve është përdorur për subvencione dhe rimbursime, përfshirë abonetë e studentëve dhe pensionistëve. Investimet përbënin 13% të shpenzimeve të programit në vitin 2023 dhe 30% në vitin 2024, por realizimi i tyre ishte zero. Në vitin 2025, investimet zinin vetëm 4% të shpenzimeve dhe u realizuan në masën rreth 2%”, thuhej më tej në raport.
Përmes raportit KLSH paralajmëron se struktura e shpenzimeve, e orientuar kryesisht drejt subvencioneve, e kombinuar me realizimin e ulët të investimeve, krijon rrezik për mungesë ndikimi në përmirësimin e qarkullimit rrugor dhe cilësisë së shërbimit.
Gjatë tre viteve, sipas raportit të KLSH-së, nuk është arritur të realizohet as niveli i investimeve të planifikuara vetëm për vitin 2023.
-
Dua te di nese kushton me lire te vendosesh nje polic trafiku se sa nje tender per semafor? S.d.q ne foton siper po shikoj dy pallate ne ngjyre te shemtuar roze qe te lene pershtypje sikur je ne Vietnam.Disa nga keto ngjyra qe llaturisin qytetet duhen rishikuar,duhet nje kod per ngjyrat qe perdoren jashte.
Përgjigju -
Çfar thotë KLSHURRA...Këtu punojnë gjobaxhinj të ndyrë..
Përgjigju -
€5000 meter katror me jetu ne tirane ha ha ha
Përgjigju








Komente
Komento