Raporti i “Mediaobservatory”: Media
në Shqipëri mes politikës e bizneseve

Raporti i “Mediaobservatory”: Media<br />në Shqipëri mes politikës e bizneseve
TIRANE- Në një raport të observatorit për median, gjatë një analize, thuhet se në Shqipëri tendenca aktuale tregon se media është shpesh mes politikës dhe bizneseve, përballë sfidave të njëpasnjëshme. Disa nga sfidat, mund të jetë keqorganizimi i gazetarëve, mungesa e solidaritetit, zhvillimi i ngadaltë i gazetarisë investigative, mbështetja publike për lirinë e mediave dhe të raporteve të punës.
 
Përballë këtyre sfidave dhe të krizës financiare, mediat shqiptare, më shpesh shkojnë edhe drejt autocensurës, ndërkohë që ekzistojnë edhe tentativat për të mbajtur gjallë personalitetin. Iniciativa të ndryshme, janë ndihmuar edhe nga donatorë të huaj, që operojnë në Shqipëri, në një kohë kur programet e këtyre donacioneve të huaja në përgjithësi, po bëhen më të pakta, ngrihen dyshime për platforma të tilla investigative.
 
Në këtë analizë, thuhet se, gazetarët dhe mediat, nuk kanë arritur të adoptojnë drejtime formale të sjelljes së tyre.
 
Gjithsesi, për shkak të etikës, faktori ekonomik, është i fundit në listën e prioriteteve që shpesh konsiderohet një luks, duke mos u zbatuar kurrë edhe pse "Kushtet e punës dhe niveli i të ardhurave, janë faktori kryesor që influencojnë në zbatimin e Kodit të Etikës".
 
Ndërkohë që kriza financiare ka çuar në përgjysmimin e vazhdueshëm të personelit, mbi të gjitha në shtypin e shkruar. Artikulli citon edhe eksperiencën e një drejtuesi të një televizioni në Shqipëri, i cili është shprehur se medias shqiptare i mungojnë normat normale të lojës. Pasi, nëse një media cenon rregullat e Etikës, shkatërrohet gjithçka, duke u krijuar një reaksion zinxhir.
 
Përsa i përket sigurisë së gazetarëve në punë, artikulli citon raportit e sindikatës së gazetarëve, ku thuhet se pjesa më e madhe e gazetarëve, punojnë pa kontratë pune, ose me kontrata formale që mund të ndërpriten në mënyrë arbitrare.
 
Observatori për median, përsa i përket auto-censurës citon faktin se pjesa më e madhe e gazetarëve kanë paraqitur situatën e raporteve në punë, si një ndër faktorët që influencojnë mjaft në cilësinë e punës dhe të lirisë së tyre. Ndërsa raste të dhunës dhe të sulmeve ndaj gazetarëve, janë të rralla, por mund të intensifikohen gjatë periudhave të zgjedhjeve apo të tensioneve politike.
 
Dhe përsa i përket gazetarisë investigative, thuhet se ambienti nuk është i favorshëm për këtë lloj gazetarie. Gazetaria investigative ka nevojë për një kërkim afatgjatë, që shumë pak media mund ta kenë mundësinë për ta realizuar. Duke marrë në konsideratë edhe mungesën e personelit dhe e ardhmja e kësaj fushe gazetareske mbetet e rëndë.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit