Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën e tij në prezantimin e raportimit të OECD/SIGMA për administratën publike. Rama vlerësoi punën e ministres Adea Pirdeni në krye të ministrisë së shtetit për Administratën Publike. Ndërsa tha se mbetet shumë punë për të bërë lidhur me menaxhimin e lartë administrativ.
'Unë jam shumë i kënaqur të dëgjoj edhe këtu këtë vlerësim, jam shumë dakord, e kam parë ministren që të udhëheq këtë proces ku duhet bërë edhe sakrifica e leximit të mijëra faqeve të shkruara europianisht që janë të tmerrshëm nga mungesa e elementit poetik, por ndryshe nuk arrin dot mekanizmat, e rëndësishme të ecet në të njëjtin drejtim. Kjo sinergji e krijuar mes Komisionit Evropian që negociojnë me Shqipërinë dhe me pjesë të caktuara që funksionojnë si SIGMA, ne na kanë dhënë avantazh.
Shpreh dakordësinë edhe me një element. Jam i palumtur me mënyrën si kemi ecur dhe cilësinë që kemi në top management në administratën publike. Kemi shumë punë për të bërë dhe do mirëpresim çdo ndihmë, si mund të adresojmë këtë problematikë. Jemi në fazë historike me procesin e reformës në drejtësi, me çlirimin e drejtësisë nga duart e politikës. Proceset e punës në administratë dhe punë ekzekutive që lidhen me vendimmarrjen deri te prokurimet nuk janë të lehta për tu administruar dhe nuk janë të lehta për tu gjykuar.
Në tërësinë e të gjithë punëve të mirë në luftën ndaj korrupsionit kemi dhe tkurrje të administratës si ndjenjë e pasigurisë e ekseseve në administrim. Kemi bërë shumë përpjekje për të lehtësuar qytetarët në raport me një administratë që ka qenë e papërgatitur qytetarëve siç përgjigjet administrata gjermane. Edhe ne ballkanasit nuk jemi dhe aq vetëm se kemi dhe fqinj në BE që nuk shkëlqejnë në përgjigjen ndaj qytetarëve.'
Lajmi kryesor:
Raportimi i monitorimit për administratën e prokurimet, OECD: Pikë e fortë, dixhitalizimi, keni legjislacion solid! Rama: Në vëmendje edukimi institucional
G.K/A.A/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Shkurt, 14:29
Berisha planifikon të shpërbëjë SPAK nëse fiton më 11 maj, çfarë mendoni?
-
Ka të drejtë
21.3%
-
Gabon
74.5%
-
Nuk e di
4.3%
Vota total: 47
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tiranë/ Ngacmoi seksualisht të miturën dhe i kërcënoi të afërmen me armë, arrestohet 75-vjeçari
8 Shkurt, 13:55
-
Mashtruan biznesmenin nga Lushnja i morën 6 mijë euro, arrestohet dhe i dyti! Në banesë i gjejnë 4500 euro
8 Shkurt, 13:49
-
Tiranë, punëtori 66 vjeçar rrëzohet nga soleta e banesës katër katëshe, ndërron jetë
8 Shkurt, 13:41
-
Berisha premtoi çmontimin e SPAK nëse fiton zgjedhjet, Rama garanton vijimin e reformës në drejtësi: Oxhaku me blozë e mangallet e vogla duan t'i hedhin lakun
8 Shkurt, 13:18
-
Veliaj takim me homologët gjermanë: Marrim përvojë për projekte si ushqimi falas në shkollat 9-vjeçare apo ndërtimin e qendrës për autizmin
8 Shkurt, 13:12
-
Tiranë/ Çmontohet banda e plaçkitjeve në kryeqytet, 2 të arrestuar! Kryen 6 vjedhje në seri brenda pesë javësh, ja çfarë i tradhtoi (EMRAT+VIDEO)
8 Shkurt, 12:31
-
Basha thirrje për ndryshim më 11 maj: Sistemi i qeverisë Rama skllavëron shqiptarët
8 Shkurt, 11:51
-
Kongresi i Ndërkombëtar i Ligjit 2027 në Shqipëri, Rama mban fjalën në Madrid: Njerëz nga shumica jonë po japin llogari para drejtësisë, e dinim e s'pendohemi
8 Shkurt, 11:26
-
Rama intervistë me El Mundo: Afganët nëse duan mund të qëndrojnë! Për zgjedhjet në Kosovë s'kam preferencë! TikToku toksik, pezullimi punë ditësh
8 Shkurt, 10:34
-
Tiranë/ U kap me armë në makinë, në pranga 37-vjeçari! Arrestohet dhe pasagjeri për 'moskallëzim krimi' (EMRAT)
8 Shkurt, 10:19
-
Bashkëpunimi me 'BOKU', ish-rektori i Universitetit të Vjenës: Keni shkencëtarë të zotë! Rama: Në 2030 Universiteti Bujqësor me imazh të ri!
8 Shkurt, 08:54
-
Sot protesta e PD para Kryeministrisë, 1 mijë efektivë në gadishmëri! Rrugët ku nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve as parkimi! Meta mesazh nga qelia me dy gishtat lart
8 Shkurt, 08:47