Xhihadistët thuhet se kanë kryer rrëmbime masive, kanë përdorur civilët si mburojë, kanë bombarduar shtëpi dhe kanë qëlluar njerëzit që janë përpjekur të ikin.
" Përgjegjësit duhet të përgjigjen për krimet e tyre rrënqethëse," tha shefi i të drejtave të njeriut i OKB Zeid Raad Al Hussein.
OKB tha se 461 civilë vdiqën si pasojë e sulmeve ajrore të koalicionit ushtarak irakian dhe të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara gjatë fazës më intensive të betejës, e cila zgjati nga nëntori 2016 deri në korrik 2017.
Në total, të paktën 2,521 civilë u vranë dhe 1,673 u plagosën gjatë operacionit ushtarak, si rezultat i sulmeve të ISIS, sipas raportit të botuar të enjten nga Misioni i Asistencës së OKB-së për Irakun dhe Zyra e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut.
Raporti thotë se në fillim të nëntorit 2016, në zonat e Mosulit nën kontrollin e ISIS, anëtarët e grupit përdorën altoparlantë për të njoftuar se banorët e zonave të rimarra nga forcat irakiane të sigurisë konsideroheshin si "objektiva legjitime" për shkak të "dështimit" të tyre për të luftuar trupat ushtarakë.

Redaksia Online
a.dr/shqiptarja.com












