Raporti i OKB-së zbulon krimet e temrrshme në Libi: Emigrantët vriten, torturohen dhe përdhunohen

Raporti i OKB-së zbulon krimet e temrrshme në Libi: Emigrantët vriten, torturohen dhe përdhunohen

Forcat e sigurisë ndalojnë emigrantët nga Afrika gjatë një bastisjeje ne Tripoli

Hetuesit e Kombeve të Bashkuara publikuan një raport të mërkurën ku thuhet se emigrantët që mbahen në Libi përballen me abuzime të tmerrshme, veçanërisht gratë të cilat janë viktima të dhunës seksuale dhe shpeshherë detyrohen t’i nënshtrohen përdhunimit në këmbim të ushqimit. Misioni i Pavarur i Gjetjes së Fakteve në Libi përsëriti se krimet më të këqija sipas ligjit ndërkombëtar ka të ngjarë që po ndodhin në vendin e shkatërruar nga lufta, me gratë emigrante që vuajnë disa nga abuzimet më të rënda.

"Misioni ka prova të forta për të besuar se krimet kundër njerëzimit, të vrasjes, torturës, burgosjes, përdhunimit, zhdukjes me forcë dhe akteve të tjera çnjerëzore janë kryer në disa vende të paraburgimit në Libi që nga viti 2016-të”, thuhet në deklaratë.

Emigrantët burgosen vazhdimisht nga autoritetet dhe nga trafikuesit e qenieve njerëzore në Libi – një vend kyç transiti për dhjetëra mijëra njerëz, kryesisht nga Afrika, që shpresojnë të arrijnë në Evropë. Trafikantët kanë përfituar nga kaosi që ka përfshirë vendin që nga rrëzimi dhe vrasja e diktatorit Moamer Kadhafi. Këtë javë po mbahen në Gjenevë bisedimet mes qeverive rivale të Libisë për përcaktimin e rregullave mbi zgjedhjet e shumëpritura, me qëllim që t’i jepet fund kaosit.

- 'Akte çnjerëzore' -

Raporti i misionit fakt-mbledhës, që do t'i paraqitet Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut javën e ardhshme, tha se kishte mbledhur prova të shumta të "përdorimit sistematik të burgosjes së zgjatur dhe arbitrare" të migrantëve në Libi. Hetuesit, të cilët bënë disa udhëtime në Libi, përshkruan se si emigrantët në paraburgim përballen me "akte të vrasjes, torturës, përdhunimit dhe akteve të tjera çnjerëzore". Në raport nënvizohej “dhuna seksuale nga ana e trafikantëve dhe kontrabandistëve, shpeshherë me qëllim zhvatjen e familjeve”.

"Mision ka dokumentuar gjithashtu raste të përdhunimit në vendet e paraburgimit, ku gratë emigrante detyrohen të kryejnë marrëdhënie seksuale për të mbijetuar, në këmbim të ushqimit apo produkteve të tjera esenciale”, shkruhet në raport.

Në fakt, rreziku i njohur i dhunës seksuale konsiderohet i madh, thuhet në raport, aq sa "disa gra dhe vajza emigrante vendosin një implant kontraceptiv përpara se të udhëtojnë atje për të shmangur Hetuesit sollën në vëmendje disa histori të dhimbshme të dëgjuara nga emigrantët në Libi. Një grua, e cila u mbajt në qytetin verior të Ajdabiya, "përshkroi se si rrëmbyesit e saj kërkuan favore seksuale në këmbim të ujit që asaj i nevojitej për të larë foshnjën e saj 6-muajshe, shkruhet në raport.

"I lejova të më përdhunonin. Nuk kisha asnjë mundësi tjetër. E bëra për vajzën time. Nuk mund ta lija në atë gjendje”, deklaroi ajo.

Misionit fakt-mbledhës, që u krijua nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut i OKB-së në qershor të 2020-s, i mbaron mandati pas pak ditësh. Por një grup vendesh afrikane i kanë paraqitur këshillit një projekt-rezolutë që do ta lejonte atë të vazhdonte punën edhe për nëntë muaj të tjerë.

Në një raport të paraqitur tetorin e kaluar, hetuesit arritën në përfundimin se në Libi mund të ishin kryer krime kundër njerëzimit, përfshirë raste të dokumentuara në qendrat e paraburgimit dhe ndaj emigrantëve. Ata kanë hartuar një listë të individëve dhe grupeve që besohet se qëndrojnë pas këtyre krimeve, por lista mbetet konfidenciale. Ata do të paraqesin një raport tjetër brenda pak ditësh duke dhënë më shumë detaje mbi krimet e kryera në qytetin e Tarhunas, në juglindje të Tripolit, ku dhjetëra varre masive janë zbuluar gjatë dy viteve të fundit./REL

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gaddafi: 30/06/2022 00:30

    Rrofte Amerika

    Përgjigju
  • Brut..: 29/06/2022 20:22

    Po amerika sikur do e bente demokratike??nga purgatori i hodhi ne ferr..bravo daje sami bravo

    Përgjigju
  • Brut..: 29/06/2022 20:22

    Po amerika sikur do e bente demokratike??nga purgatori i hodhi ne ferr..bravo daje sami bravo....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut

Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut