TIRANË – Për Sali Berishën, raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR për zgjedhjet parlamentare të 11 majit ishte më damkosësi në 33 vite. Në konferencën e sotme për mediat, kreu i PD-së tha se raporti tregoi se zgjedhjet nuk ishin të lira e të ndershme dhe se shqiptarët dhe opozita duhet të ngrihen në protesta.
“Vëzhguesit ndërkombëtarë, folën dhe e thanë fjalën e tyre. Është radha e shqiptarëve që të flasin dhe të thonë fjalën e tyre. Është radha jonë të flasim dhe të themi fjalën tonë. Të themi fjalën tonë në Tiranë, në Paris, Romë, Vjenë, Uashington, Berlin dhe në të gjithë botën. Opozita shqiptare duhet të ngrihet në protesta më të fuqishme ndonjëherë që ka njohur historia e vendit nga vitet ’90 me qëllimin solemn dhe sublim, votën e lirë për qytetarët shqiptarë. Çdo njeri që aspiron votën e lirë, tashmë ka një bazë frymëzuese në ligjin ndërkombëtar, në vendimin ndërkombëtar që është raporti i OSBE-ODIHR për zgjedhjet në Shqipëri. Ndaj dhe pavarësisht nga vonesa e tij, por ai dha verdiktin e vet. Tani u takon shqiptarëve, na takon ne, i takon opozitës të japë verdiktin e vet.”, tha Berisha.
Akuzoi kryeministrin Edi Rama se tentoi që të bllokonte raportin, pasi sipas tij, e dinte se do të faktohej farsa elektorale.
“Ishte ngjarje e një rëndësie shumë të madhe dështimi i plotë i përpjekjeve të jashtëzakonshme të Edi Ramës për të ndryshuar, për të mos thënë për të bllokuar, raportin mbi farsën elektorale të 11 majit. Është në dinjitetin e atyre vëzhguesve dhe drejtuesve të tyre që jo vetëm nuk ndryshuan asnjë pikë dhe asnjë presje nga raporti paraprak, por në një seri çështjesh renditen shumësi faktesh dhe të dhëna me të cilat i dhanë përgjigje përfundimtare Edi Ramës, që u thoshte ku keni fakte për të provuar këto që keni shkruar. Ai që ka sy të lexojë, le të lexojë në faqe të tëra rreshtohen e gjithë batërdia zgjedhore, jo në një apo dy rrethe, por në shumicën e qarqeve të Shqipërisë."
Berisha vijoi edhe sot me akuzat ndaj kryeministrit dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku për aeroportin e Vlorës, teksa tha se po “luhet një serial në Netflix me njerëz të vërtetë”.
“Edi Rama me Lubi Vallukun vendosin të vjedhin qindra milionë dhe shpallin për këtë qëllim ndërtimin e aeroportit më të madh në Ballkan në qytetin e Vlorës, që si qark mund të ketë gjithsej 180 mijë banorë që banojnë aty. Aeroportin më të madh në Ballkan. Dy ministra refuzojnë në mënyrë të prerë të firmosin për këtë mashtrim më të madhin në Ballkan. Sepse për shkak të atij që quhet high-risk, kishin përcaktuar aty 120 milionë garanci biletash, që do i ndanin njëri me tjetrin. Pas kësaj, përsëritet tenderi dhe nuk është më 120, por 140 milionë euro garanci biletash. Dhe megjithëse ligji e kërkon që të jenë kompani me ekspertizë të certifikuar për ndërtimin e aeroporteve, thirret një kompani turke që e kishte këtë eksperiencë.”, u shpreh Berisha.
Komente













Dil ti me lirin , argiten , shkelzenin , dhenderin , nuse me kuçer e mace qe te vine nga mbrapa o kriminel .populli nuk del , vetem kriminelat dalin .
Përgjigju