Raporti i PD për inceneratorët u rrëzua më shumicë të cilësuar, kush janë deputetët e opozitës që s'e miratuan! Edhe Belind Këlliçi, anëtar i Komisionit, votoi kundër

Kaluan 4-muaj hetime në Kuvend dhe raporti i Partisë Demokratike për tre kontratat koncesionare të inceneratorëve, që u shndërruan në kalin e betejës opozitare kundër qeveris, u braktis në momentin e votimit nga një pjesë e konsiderueshme e deputetëve të opozitës. Raporti përfundimtar i pakicës mori 84 vota kundër dhe 27 vota pro, kundrejt raportit të mazhorancës që mori 76 vota pro dhe 34 vota kundër.

Por kush ishin deputetët e opozitës që votuan kundër raportit të Tabakut? Përveç votave të Partisë Socialiste kundër Tabakut kanë votuar Erisa Xhixho dhe Petrit Vasili të dy të LSI, ndërkohë që Monika Kryemadhi dhe Agron Çelaj nuk kanë marrë pjesë në votim. Gjithashtu kundër kanë votuar edhe deputetët e Partisë Socialisdemorkate, Meri Markiçi, Gertjan deda dhe Gledis Çeliku.

Por votat më të forta kundër raportit të PD-së për Inceneratorët është ajo e Belind Këlliçit, i cili ishte edhe anëtar i Komisionit Hetimor si dhe të deputetëve të tjerë të grupit të Berishës Oerd Bylykbashi, Albana Vokshi si dhe Isuf Çela.

Anëtarët e tjerë të grupit të Berishës, bashkë me ish-Kryeministrin, s'kanë marrë pjesë në votim. Gjithashtu nuk kanë marrë pjesë në votim edhe deputetë të PD-së zyrtarë si Oriola Pampuri, Alfred Rrushaj apo edhe vetë Grida Duma e cila së fundmi ka kërkuar dorëheqjen e Lulzim Bashës.

'Kali i betejës' i demokratëve në fund nuk mori as votat opozitare. Dhe për më tepër që raporti ishte shumë i dobët, identik me argumentet e kërkesës për ngritjen e komisionit hetimor, duke i bërë totalisht të pavlefshme edhe 4 muaj hetime.

Komisioni hetimor parlamentar doli me dy raporte të kundërta pas një hetimi 4-mujor, ku opozita në 120 faqet e saj që iu bashkangjiten raportit të mazhorancës si “mendim i pakicës” pretendoi se faktoi të gjitha akuzat e saj fillestare për “grup të strukturuar kriminal”, “skemë korruptive” dhe “pastrim parash” për të paktën 50 zyrtarë shtetërore dhe përfaqësuesit e kompanive që kanë përfituar këto kontrata. Raporti i mazhorancës  u miratua dje me 76 vota  pro. 

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

K.T./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja