Partia Demokratike ka publikuar raportin e plotë pro kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut dhe hapjen rrugë për arrestimin e saj. Në raport, PD i kërkon deputetëve të Parlamentit të votojë pro kërkesës së SPAK, në të kundërt do të konsiderohej si një ndërhyrje në pushtetin gjyqësor.
Në këtë pikë, PD i referohet argumentit të PD, të cilët kundërshtojnë kërkesën e SPAK duke thënë se “masat e marra deri më tani janë të mjaftueshme”. PD thotë se Kuvendi nuk duhet të bëjë shqyrtim ligjor të çështjes, pasi nuk është kompetencë e vet.
“Ne deputetët e pakicës parlamentare në Këshill, në arritjen e konkluzioneve sa më sipër, mbajmë në konsideratë edhe standardin e vendosur nga Komisioni i Venecias, sipas të cilit: "organi parlamentar që shqyrton një kërkesë për heqjen e imunitetit nuk duhet të bëjë një shqyrtim ligjor të çështjes. Vendimi duhet të bazohet mbi faktet dhe meritat e çështjes siç i parashtrojnë autoritetet dhe deputeti në fjalë dhe jo mbi konsiderata të tjera politike apo të jashtme. "37
Në përputhje me këtë standard, Kuvendi nuk ka kompetencë për të vlerësuar meritën e çështjes për caktimin e masës së sigurimit, llojit të saj apo kushteve për secilën masë, por ka rol vetëm në verifikimin e ekzistencës formale të përmbushjes së këtyre kushteve. Në të kundërtën ai do të bënte shqyrtim ligjor të çështjes, jashtë kompetencës së tij kushtetuese dhe në shkelje të parimit të ndarjes dhe balancimit midis pushteteve.
Kuvendi, duke mos qenë organ kompetent sipas Kushtetutës përgjegjës për hetimin penal, nuk mund të çmojë meritën se cila është masa e përshtatshme e sigurimit për të mbrojtur hetimet, apo të veprimeve konkrete që duhet të ndërmarrë prokuroria që hetimi të jetë i plotë dhe i pacenuar. Kjo është një kompetencë ekskluzive e pushtetit gjyqësor. Nëse Kuvendi do të vlerësonte që një masë e caktuar sigurimi është më e përshtatshme sesa një tjetër, apo një masë e caktuar sigurimi është e mjaftueshme, kjo do të përbënte ndërhyrje në kompetencat e pushtetin gjyqësor dhe për pasojë ndërhyrje e drejtpërdrejtë, në mënyrë antikushtetuese, në hetimin penal”, thuhet në raportin e PD.
Lajmi kryesor:
PD nxjerr raportin/ Kërkesa për arrestim, SPAK: Drejtorët që ka emëruar Balluku kanë penguar hetimet, ARRSH s’na ka dorëzuar dokumentet në kohë









