TIRANE- Një informacion i mbërritur nga Antiterrori dhe më pas nga Maqedonia për verifikimin e veprimtarisë së shtetasit Agustin Sula dhe disa personave të tjerë, ka nxjerë zbuluar veprimtarinë e grupit kriminal që drejtohet nga Ilir Kupa. Sipas prokurorëve, grupi ka qënë shumë aktiv gjatë periudhës kur vetë Ilir Kupa ende nuk ishte arrestuar nga forcat e policisë.

Ndalimi i Kupës është bërë krejt rastësisht nga një postobllok i FNSH, në autostradë. Ndërsa personi tjetër që ishte me Kupën në makinë, është larguar në drejtim të paditur dhe sot e kësaj dite nuk është bërë arrestimi i tij.