Të dhënat për vitin 2025, krahasuar me vitin e mëparshëm, tregojnë një orientim më strategjik të hetimeve të SPAK në luftën kundër krimit të organizuar. Megjithëse, fluksi i çështjeve të reja dhe i personave të regjistruar ka pësuar një ulje, rritja e personave në hetim dhe e atyre të dërguar në gjykatë tregon një fokus më të madh tek procedimet më komplekse dhe me pasoja më të rënda për shoqërinë.
Në luftën kundër krimit të organizuar, gjatë vitit 2025 edhe pse numri i çështjeve dhe hetimeve të regjistruara është më i ulët, krahasuar me vitin 2024, çështjet dhe hetimet e përfunduara kanë shënuar një rritje me rreth 3.4% (nga 58 në vitin 2024, në 60 në vitin 2025).
Lajmi kryesor:
Raporti 2025/ SPAK: Kujdes me nismat ligjore që do na kufizonin pavarësinë! Nivel i lartë i krimit të organizuar, policë të përfshirë në trafikun e kanabisit











