Raporti i TI, Rama: Berisha fajtor
merr borxhe për korrupsion

Raporti i TI, Rama: Berisha fajtor<br />merr borxhe për korrupsion
TIRANE- Kryetari i Partisë Socialiste bëri përgjegjës qeverinë e kryeministrit Berisha për renditjen e Shqipërisë të fundit në tabelën të Transparency Internacional për perceptimin e korrupsionit për vitin 2012.

“Mes të gjitha vendeve të Europës, Shqipëria ka dalë i pari nga fundi në tabelën e TI, Kjo qeveri po e lë edhe më keq seç e gjeti edhe në nivelin e perceptimit të korrupsionit. Falë qeverisë dhe keqqeverisjes kemi rënë 18 vende në krahasim me vitin e kaluar dhe jemi futur me vendet si Etiopia. Ndërkohë që Kosova ka përparuar. Dhe është ngjitur mbi Shqipërinë.”- tha kreu i PS-së Edi Rama në një prononcim për median sot paradite nga selia rozë.

Kreu socialist deklaron se pikërisht ky raport konfirmon se integrimi i Shqipërisë në BE nuk e pengojnë 3 pr/ligjet që opozita refuzon, siç deklaron mazhoranca por “korrupsioni, krimi i organizuar mos zbatimi i ligjit janë shkaqet”.

HEQJA E KUFIRIT TE BORXHIT CENON SIGURINE KOMBETARE

Kryesocialisti iu sumoi kryeministrin duke e akuzuar se merr borxh në emër të shqiptarëve për karrigen e tij. Në lidhje me heqjen e kufirit fundor të borxhit tha se në këtë mënyrë kërcënon sigurinë kombëtare dhe është heqja e kufirit fundor të korrupsionit.

“Borxhi përkthehet në korrupsion dhe heqja e kufirit fundor të borxhit kërcënon sigurinë kombëtarë dhe është heqja e kufirit fundor të vetë korrupsionit.
Sot me borxhin që shkon për korrupsion dhe për të financuar punë publike të bëra përgjysmë dhe të lëna në mes të rrugës dhe që katandisen pasi të mbarojnë, prakitikisht po cënojnë vlerat e kursimeve të shqiptare në lekë. Me borxh që financon korrupsionin cënon pagat e administratës dhe vlerat e pensioneve të somte dhe të ardhmes. ..po rriten inreteraët e krediove për të gjitha familjet dhe bizneset e vogla.” - tha Rama.

RAMA: JAM GATI TE BEJ CDO GJE QE 2013 TE JETE VIT I RILINDJES

“Kjo është dhurart që kryeministri i bën shqiptarëve në 100 vjet shtet. Sot shqiptarët kanë zyrtarisht qeverinë e tyre më të korruptuar dhe Shqipëria e 100 vjetorit ka rënë në zonën më të errët të batakut të korrupsionit botëtor. “-nënvizoi Rama duke bërë thirrje për një rilindje në 2013

”Viti i parë i 100 viteve të dyta duhet të jetë i ringritje dhe rilindje. Duhet të mbledhim forcat për të nxjerrë Shqipërinë nga ky batak turpërues, turpin e sotëm a mbajnë ata që e kanë dhe ne duhet të reagojmë. 2013 duhet dhe do të jetë vit i ndryshimit.”

Lideri i opozitës mbylli fjalën e tij duke deklaruar se ishte gati për të bërë çdo gjë që 2013 të ishte vit i rilindjes së Shqipërisë.
“Jam këtu të të bëj çdo gjë që 2013 të jetë viti i ndryshimit. Të gjithë duhet të bëjmë çdo gjë që Shqipëria të rilindë dhe 2013 të jetë vit i ndryshimit”

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë