TIRANE- Pas publikimit të raportit të Indeksit të perceptimit të korrupsionit për vitin 2013, të Transperancy International, ku Shqipëria renditet tre vende më poshtë se në 2012, ka reaguar edhe kryeministri i vendit Edi Rama. Duke e quajtur këtë një lajm të keq, kreu i qeverisë, thekson se ky është i treti vit radhazi ku Shqipëria renditet vendi i fundit në rajon sa i përket indeksit të përceptimit të rajonit. Në një deklaratë për mediat, kryeministri Rama tha se “kjo është një gjendje turpëruese për Shqipërinë”, ndërsa akuzoi qeverinë e mëparshme për këtë situatë, si dhe për nivelin e lartë të borxhit në të cilin ndodhe vendi.
“Indeksi i perceptimit të publikut mbi korrupsonin, i publikuar nga TIA na radhit në vendin e 116 së bashku me Nepalin dhe Vietnamin. Humbësit e 23 qershorit, e kanë kthyer Shqipërinë aty ku e gjetën në vitin 2008, duke i humbur asaj 8 vite kohë. Duke e kthyer vendin nga korrupsioni tek kapja e shtetit. Ky është një lajm i keq për ne. Është një renditje turpëruese për Shqipërinë.
Në 2012 ky indeks ishte keq, por këtë vit indeksi i përceptimit është si s’ka më keq. Kur hedh një sy në tabelën e përgjithshme të renditjes, shikon se shtete që në vitet e mëparshme kanë qenë ne të njejtën renditje me ne, apo nën ne, kanë bërë arritje cilësore, përfshi, Nigerinë, apo fatmirësisht Kosovën. Ndërkaq gjendja e korrupsionit paraqitet më mirë edhe në vende që janë në krizë si Egjipiti. Përsa i përket rajonit bëhet viti i 3 që jemi të fundit. një shtet i kapur nga të gjitha anët, dhe i rrënuar në tokë, prej interesave të një grushti njerëzish, të cilët nuk janë në qeveri, por i kanë lënë qeverisë se re një mal borxhesh”, tha kryeministri Rama.
Ndërkaq, kryeministri Rama theksoi angazhimin e qeverisë që ai drejton për të vijuar përpjekjet për normalizimin e situaës ekonomike e financiare të vendit. Rama theksoi do të vijohet me luftën nga korrupsionit dhe krimit të organizuar.
“Kjo nuk na tremb, kjo situatë do ndryshojë rrënjësisht. Ndryshimi ka nisur dhe do vazhdojë çdo ditë, dhe gjendja do normalizohet ditë pas dite, me durim dhe përkushtim të madh. Ky përkushtim është venë re nga qytetarët po rdhe miqte dhe partnerët tanë ndërkombëtare. Unë i di vështirësitë e njerëzve në nevojë, sipërmarrësve, pacientëve, mjekëve, personave me aftësi të kufizuar, të papunëve, si dhe i di 1001 punët që kemi për të bërë. Një gjë e bërë keq është më e vështirë sesa ta ndërtosh atë nga fillimi. Varfëria dhe korrupsioni janë armiqtë më të mëdhenj të Shqipërisë dhe shqiptarëve, dhe kjo qeveri do jetë armiku i tyre i përbetuar në emër të Shqipërisë dhe shqiptarëve”, theksoi kreu i qeverisë.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.3%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4438
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45
-
Hyn në fuqi strategjia afatmesme e të ardhurave, goditje nëndeklarimit të pagave! Buxheti i shtetit do përfitojë 650 mln €
15 Janar, 20:43
-
Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!
15 Janar, 20:39
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, meritë e Trump? Biden: Po bëjmë shaka? Ishte punë në ekip
15 Janar, 20:32
-
Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime
15 Janar, 20:26
-
Jakin Marena: Berisha ‘hyn’ në krevatin e ‘tradhëtarëve’, Bardhi rebelohet me leje
15 Janar, 20:20
-
Hamas: Marrëveshja me Izraelin erdhi si rezultat i qëndresës palestineze
15 Janar, 20:18
-
E ndarë në tre faza, ja çfarë parashikon marrëveshja Izrael-Hamas për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve?
15 Janar, 20:09
-
Shkatërrimi i kartelit italo-shqiptar të narkotrafikut nga Kolumbia, si dhëndri i ‘Diabolik’ bënte pazare me shqiptarët, zbërthehen mesazhet në Sky Ecc
15 Janar, 20:08