Raporti i Transparency International, reagon PD: Lufta kundër korrupsionit është interes kombëtar! Jemi të vendosur t’i jap fund pandëshkueshmërisë

Raporti i Transparency International, reagon PD: Lufta kundër korrupsionit është interes kombëtar! Jemi të vendosur t’i jap fund pandëshkueshmërisë

Deputeti i PD-së Arbi Agalliu

Partia Demokratike thotë se lufta kundër korrupsionit, është interes kombëtar dhe se PD është e vendosur që t’i japë fund pandëshkueshmërisë. Duke ju referuar raportit të Transparency International, për korrupsionin, deputeti i PD-së, Arbi Agalliu, tha se ky përkeqësim i përvitshëm dhe alarmues i korrupsionit, është arsyeja pse shqiptarët e bekuar me burime të shumta natyrore, mbeten qytetarët me të ardhurat më të ulëta në Rajon dhe azilkërkuesit më të shumtë në dyert e Europës.

Në fjalën e tij deputeti i PD-së tha se kjo gjendje paligjshmërie dhe pandershmërie duhet të marr fund, ndërsa shtoi se për Partinë Demokratike lufta kundër korrupsionit është interes kombëtar. Ne jemi të vendosur t’i japim fund pandëshkueshmërisë, për të çliruar vendin dhe institucionet e tij nga të korruptuarit, tha më tej Agalliu.

‘Raporti i organizatës prestigjoze Transparency International konfirmoi atë që cdo shqiptar di dhe ndjen në jetën e përditshme: që korrupsioni i përhapru në cdo nivel të qeverisë Rama është armiku numër një i mirëqënies së qytetarëve të vendit tonë.

Përkeqësimi i Shqipërisë në indeksin e korrupsionit tregon pse Shqipëria ka kaq pak investime të huaja, pse sipërmarrësit e ndershëm nuk konkurojnë dot në ekonominë putiniste të ndërtuar nga Edi Rama, pse qytetarët paguajnë më shumë taksa se kurrë më parë dhe marrin më pak shërbime, pse borxhi rritet përtej cdo kufiri të përballueshëm dhe pse ky borxh i marr në emër të shqiptarëve nuk kthehet në mirëqeine dhe investime në dobi të taksapaguesve të këtij vendi.

Ky përkeqësim i përvitshëm dhe alarmues i korrupsionit, është arsyeja pse shqiptarët e bekuar me burime të shumta natyrore, mbeten qytetarët me të ardhurat më të ulëta në Rajon dhe azilkërkuesit më të shumtë në dyert e Europës.

Korrupsioni, si armiku i mirëqenies së shqiptarëve, e ka kthyer Shqipërinë në një vend të pajetueshëm.

Përgjegjësi i kësaj gjendje, i ngecjes së Shqipërisë në vendnumëro nën morsën e korrupsionit, është pushteti absolut dhe antidemokratik i Edi Ramës, i cili mban i vetëm frerët e një qeverie që tregohet me gisht në raportet ndërkombëtare dhe në ato të organizatave prestigjoze si më e korruptuara në Europë.

Një nga shembujt më flagrant të korrupsionit qeveritar, është afera e inceneratorëve, për të cilën qytetarët vijojnë të paguajnë me taksat e tyre pronarët në kërkim ndërkombëtar të impianteve, që sot janë skenë krimi.

Kjo gjendje paligjshmërie dhe pandershmërie duhet të marr fund.  Për Partinë Demokratike lufta kundër korrupsionit është interes kombëtar.

Ne jemi të vendosur t’i japim fund pandëshkueshmërisë, për të çliruar vendin dhe institucionet e tij nga të korruptuarit.

Vullneti ynë politik është i qartë dhe nismat tona ligjore për t’u përballur me këtë armik të mirëqenies së shqiptarëve nuk do të pengohen nga një grup i vogël njerëzish që do ta mbaj Shqipërinë kështu sic është, dhe jo siç e do shumica dërrmuese e shqiptarëve që kërkon një të ardhme më të mirë.’- u shpreh Agalliu.

Organizata Transparency International nxorri dje raportin e përvitshëm për Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit në botë ku arrin në përfundimin se 86 për qind e 180 vendeve dhe territoreve, kanë bërë pak ose aspak përparim në luftën kundër korrupsionit në 10 vitet e fundit. Shqipëria ka pasur një rënie prej një pike në krahasim me vitin e kaluar, nga 36 në 35 pikë. Ndërsa Kosova ka shënuar përmirësim, me 39 pikë, tre pikë më lart sesa një vit më parë. 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr

DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr