Nënkryetari i Komisionit për hartimin e Reformës në Drejtësi, Oerd Bylykbashi ka folur për raportin e Komisionit të Venecias, ku ka thënë se, ai i nxori nga shinat formën e shumëdëshiruar të Edi Ramës për Reformën e Drejtësisë.
 
Ai ka shtuar se, Komisioni i Venecias i ka dhënë të drejtë shqetësimeve të Partisë Demokratike, pasi procesi duhet të ishte i përfshirë nga dialogu.
 
Ajo që është e qartë, mbetet fakti se, Komisioni i Venecias i ka dhënë mbështetje shqetësimeve të PD-së, duhet të ishte proces dialogu, ky raport ia nxori Ramës nga shinat Reformën në Drejtësi siç e donte ai” ka deklaruar Oerd Bylykbashi.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)