Shqipëria është një ndër katër portat hyrëse të mallrave kontrabandë për në Europë, së bashku me Egjiptin, Marokun dhe Ukrainën, thotë një studim i fundit i zyrës së pronësisë intelektuale të Bashkimit Europian, OECD dhe EUROPOL.  

Sipas raportit Hong Kong, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Singapori janë shtetet  ku trafikantët falsifikojnë sasi të mëdha produktesh , këto vende janë shpërndarësit kryesorë të mallrave të tillë drejt vendeve evropiane dhe jo vetem.

Raporti është ndër të vetmit në llojin e tij dhe sqaron me detaje rrugën që ndjekin produktet e falsifikuara në sektorë të ndryshëm. Të dhënat e raportit i referohen vitit 2013, të fundit ku ka shifra reale, dhe flasin për një industri globale që vlen plot 460 miliardë dollarë, nga ku 85 miliardë dollarë vetëm në Europë.

Shqipëria, Egjipti, Maroku dhe Ukraina janë katër pikat e tranzitit  të përdoruar për të transportuar produket false drejt BE-, ndërsa Panama është një pikë kryesore tranziti për në Shtetet e Bashkuara. Sipas raportit, rreth tre të katërtat e produkteve të falsifikuara janë transportuar përmes rrugëve detare.

Pjesa më e madhe e produkteve false është prodhuar në Kinë.

Ndër vendet  e tjera aziatike që prodhojnë produket false janë India, Tailanda, Pakistan etj. Edhe Turqia  përfaqëson një  prodhues dhe importues i produketeve false  të cilat shpërndahen në vendet e BE-së.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com