Pas raportit të INSTAT i cili  këtë të premte bëri me dije se në tremujorin e dytë rritja ekonomike  e vendit ka arritur 4.6% ka reaguar edhe kreu i PD-së Lulzim Basha i cili thotë se është mashtrim duke sjellë edhe disa të dhëna ekonomike.

Postimi i plotë
 
Rritje ekonomike 4%??? Mashtrim ordiner i garuzhdes nr. 1! Ja si e pergenjeshtrojne te dhenat e vete ministrise se tij:

Sipas statistikave fiskale per periudhen janar-gusht 2017, konstatohet: 

Mosrealizim te TVSH nga doganat ne masen 17 mln dollare.

Akcizat me mosrealizim prej pothuajse 6 mln dollare (-2.2%). 

Tatimi mbi te ardhurat personale me mosrealizim prej 14 mln dollare (-6.3%). 

Investimet publike rezultojne me mosrealizim prej 65 mln dollare (-15.9%). Importi i karburanteve rezulton ne masen 264mije ton, nga 340mije ton qe ishin ne periudhen janar-gusht 2016, ose 22% me pak se 8-mujori i vitit te kaluar.
Ndersa vetem per muajin gusht 2017, konstatohet: TVSH me mosrealizim prej plot 9 mln dollare (nga te cilat -2.5 mln dollare nga doganat dhe -6.5 mln dollare nga tatimet. 
Taksat nacionale me mosrealizim prej 4 mln dollare. Mosrealizim te investimeve publike ne masen 19 mln dollare. Importi i karburanteve gusht 2017 rezulton 2.7 mije ton me pak sesa gusht 2016, ose 5.3% me pak.


Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com