Raporti/ Konkurrenca: Ndërhyni 
 Ja tregjet monopol në Shqipëri

Raporti/ Konkurrenca: Ndërhyni <br /> Ja tregjet monopol në Shqipëri
TIRANË - Viti 2015 ka evidentuar të paktën 7 lloje tregjesh me probleme të theksuara të konkurrencës. Institucioni përgjegjës, Autoriteti i Konkurrencës, në raportin vjetor të punës për vitin 2015, dorëzuar në Kuvend, rekomandon ndërhyrje në këto fusha ekonomike: energjia elektrike, karburantet dhe gazi i lëngshëm, transporti ajror, transporti detar, komunikimi elektronik dhe postar, ndërtimi/prokurimi publik dhe tregu për pajisjet fiskale.

Lindita Milo, drejtuese e Autoritetit, teksa përshkruan veprimtarinë e institucionit, jep të paktën 7 rekomandime ku i kërkohet Qeverisë dhe Kuvendit të ndërhyhet gjatë vitit 2016. Sipas raportit që “Shqiptarja.com” disponon, Autoriteti i Konkurrencës, gjatë proçedurave hetimore si dhe monitorimeve të realizuarabazuar në ankesat e depozituara nga operatorë të tregut, ka vlerësuar faktorët qëndikojnë në nivelin e konkurrencës në tregjet e adresuara.

Në tregun e energjisë elektrike, Komisioni i Konkurrencës karekomanduar që gjatë procedurave të plotësimit të kuadrit nënligjor të mbahen parasysh rekomandimet e përsëritura të Autoritetit tëKonkurrencës lidhur me parimet e garës dhe transparencës së procedurave dhezbatimin e rregullave të ankandit sipas praktikave më të mira të ofruara ngaSekretariati i Komunitetit të Energjisë dhe vendet anëtare; ndalimin e pjesëmarrjessë ndërmarrjeve të lidhura që i përkasin të njëjtit grup, apo kanë lidhje aksionerësh,të paraqiten me oferta të veçanta në procedurat e prokurimit apo të blerjes sëenergjisë elektrike”-thuhet në raport.

Komisioni i Konkurrencës i ka rekomanduar ERE-së: “zgjidhjen përfundimtare të problemeve për klientët e lidhur nëtension të mesëm duke miratuar një tarifë të posaçme sipas kategorisë se klientëve,me qëllim vendosjen në kushte jo diskriminuese dhe të njëjta konkurrence, si dhe;vlerësimin e tarifës së zbatuar nga OSHEE nëse përbën një tarifë mbi tarifat emiratuara dhe kompensimin përkatës të klientëve në zbatim të parashikimeve ligjorenë fuqi”.

Komisioni i Konkurrencës ka dhënëdisa rekomandime lidhur me mirëfunksionimin e tregut të prodhimit, importit dhetregtimit me shumicë të karburanteve. “Tëkrijohet baza ligjore dheinfrastruktura administrative e nevojshme për një njësi të transparencës së çmimittë hidrokarbureve në të cilën ndërmarrjet që operojnë në tregun e prodhimit, importitdhe tregtimit me shumicë të karburanteve duhet të njoftojnë në kohë reale brenda 5-15 minuta këtë njësi dhe Autoritetin e Konkurrencës për çdo ndryshim të çmimit tëshitjes me shumicë”-thuhet në raport.

Ndërtimet. “Prokurimet publike, jo paradhënie e trajtim preferencial”
Komisioni i Konkurrencës shpreh shqetësim dhe për fushën e ndërtimit dhe të prokurimit publik. Ai jep disa rekomandime për Autoritetin RrugorShqiptar”, si: “në ndarjen e loteve të mos krijojë mundësi për ndarjetregu sipas vëllimit të punimeve ndërmjet konkurrentëve dhe ndarje tregu gjeografik;të kryhet vlerësimi i plotë i kritereve ekonomike dhe financiare për të gjithëpjesëmarrësit apo bashkimet e kompanive pjesëmarrëse me qëllim që të sigurohettrajtim i barabarte dhe jodiskriminues ndërmjet pjesëmarrësve në procedura, si dhe; të shmangen format e paradhënies dhe vlerësimit preferencial ndaj ndërmarrjeve tëndryshme të cilat kufizojnë konkurrencën”-thuhet në raportin e dorëzuar në Kuvend.
 
Konkurrenca-qeverisë: Transparencë edhe për çmimin e biletave të trageteve. “Mos zgjasni ekskluzivitetin e Aeroportit të Rinasit”
Komisioni i Konkurrencës i ka kërkuar qeverisë të prishë monopolin e aeroportit të Rinasit. Në raportin e këtij autoriteti, thuhet se ka rekomanduar: “mos zgjatjen e afatit tëekskluzivitetit për fluturimet ndërkombëtare pavarësisht kushteve të vendosura ngakoncesionari për rishikimin e marrëveshjes; liberalizimin e shërbimeve (groundhandling) sipas anekseve të kontratës koncesionare:

(i) Pagesës së Shërbimit nëTokë dhe e Uljes dhe e Ngritjes, (ii) Pagesës për Pasagjerët, (iii) Pagesës sëKargos, (iv) Pagesës së Parkimit të Avionëve dhe (v) Pagesës së ndriçimit tëaerodromit”. Nëpërmjet këtij vendimi është kërkuar edhe zbatimi i vendimit tëKomisionit të Konkurrencës qëtarifat të jenë të orientuara drejt kostos”.

Komisioni po ashtu i ka rekomanduar Ministrisë së Transportit dheInfrastrukturës që të detyrojë ndërmarrjet që operojnë në tregun e transportit detar të mbajnë të dhënatditore për tarifat e aplikuara të çdo biletë të shitur si dhe të mbajnë rekorde tëshitjeve të biletave për një periudhë të paktën 3 (tre) vjeçare.

Gjithashtu,është rekomanduar që Ministria të realizojë mbikëqyrjen e tarifave të aplikuara ngandërmarrjet krahasuar me tarifat maksimale të miratuara, si dhe të hartoj njëmetodologji bazuar në kostot reale për përcaktimin e nivelit të tarifave maksimalepër shërbimin e transportit detar ndërkombëtar të udhëtarëve dhe automjeteve. Komisioni i Konkurrencës ka vendosur të lejojë operiminnë kushte të barabarta, për të gjithë operatorët që operojnë në terminalin e Portit tëVlorës, duke i vendosur ato në gjendje të favorshme konkurrence, për shërbimin etransportit ndërkombëtar detar të udhëtarëve dhe automjeteve.
 
Kasat, AA: Të liberalizohet tregu i pajisjeve fiskale
Komisioni i Konkurrencës ka shprehur shqetësim në raportin e për tregun e shërbimit të pajisjeve fiskale. Ai ka rekomanduar që: “tërishikohen barrierat ekonomike për sa i përket qarkullimit vjetor prej 10 milionëEURO për 3 (tre) vjet dhe garancisë bankare prej 500 000 (pesëqind mijë) $ sikushte për liçensimin e ndërmarrjeve që e ofrojnë këtë produkt”-thuhet në raport.

Po ashtu, Komisioni i Konkurrencës rekomandon ndërhyrje edhe në tregun e komunikimeve elektronike dhe postare. Ai ika rekomanduar Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare që t’umundësohet të gjithë operatorëve celularë e drejta e përdorimit në brezin efrekuencave 1800 MHz për sistemet GSM/LTE/UMTS/WIMAX, duke i vendosur atanë kushte të barabarta konkurrence në treg.

Lista e tregjeve me probleme konkurrence


raporti tregjeve


Redaksia Online
(E.Ç./shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për sot

Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për sot