Raporti mbi Afganistanin
që Pentagoni nuk do të publikohet

Raporti mbi Afganistanin<br />që Pentagoni nuk do të publikohet
Gjatë kësaj jave gazetari i New York Times, Scott Shane, publikoi një artikull bombë përreth kolonelit, Daniel Davis, një veteran i ushtrisë amerikane që ka shërbyer për 17 vjet në forcat e armatosura, i cili sapo është kthyer nga Afganistani. Sipas Times, 48 vjecari Davis ka shkruar një raport prej 84 faqesh, ku përshkruan luftën e gjatë në Afganistan. Raporti denoncon se lufta ka qenë një dështim total dhe drejtuesit e lartë ushtarak nuk janë përballur asnjëherë me opinionin publik, mbi faktin se sa keq kjo luftë po shkon.

“Sa ushtarë të tjerë duhet të vdesin në ndihmë të një misioni që nuk ka sukses?” pyet Davis duke përbledhur opinionin e tij për luftën në një pyetje.

Raporti i paklasifikuar i Davis, titullohet “Braktisje detyre II: Humbja e integritetit të liderëve ushtarak dëmton luftën e Afganistanit”. Një raport i tillë duhet dhe mund të publikohet. Gjithsesi, sipas zyrtarëve ushtarak familjar me situatën, Pentagoni refuzon publikimin. Rolling Stone ka arritur të marrë një kopje të raportit 84 faqesh, duke bërë një betejë të vërtet me autoritet e SHBA dhe Shtëpinë e Bardh. Ai publikohet i plotë në revistën e mirënjohur. Sipas analistëve ai është një nga dokumentet më domethënës të publikuar ndonjëherë nga një oficer i ushtrisë së SHBA.

Raporti denoncon me shkronja të mëdha: “Liderët ushtarak të SHBA kanë deformuar aq shumë të vërtetën sa vetë e vërteta është bërë e panjohshme. Ky mashtrim ka dëmtuar besueshmërinë e SHBA kundrejt aleatëve dhe armiqve, duke limituar mundësinë e një zgjidhje politike të luftës në Afganistan.”

Sipas Davis, raporti tjetër, i klasifikuar, që i ka dorëzuar kongresit, është edhe më tepër shokues. “Nëse publiku do të kishte akses në këto raporte të klasifikuara do të shokohej nga realiteti që është shumë larg gënjeshtrave të liderëve të vendit” shkruan Davis.

Raporti i Davis nuk është vetëm një opinion i tij për luftën. Por është një raport i mbushur me prova dhe të dhëna që mbështesin deklaratat e tij. Ai denoncon dështimin e ushtrisë në trajnimin e ushtrisë afgane, denoncon fshehjen e informacioneve nga ana e autoriteteve, denoncon edhe manipulimin e medieve amerikane nga Pentagoni. Davis kërkon nga kongresi që të hetohen të gjithë gjeneralët e ushtrisë mbi informacionet e rreme që kanë dhënë. ah/shiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

SHBA, thirrje Venezuelës të bëjë sa më shpejt publike të dhënat e plota për zgjedhje

SHBA, thirrje Venezuelës të bëjë sa më shpejt publike të dhënat e plota për zgjedhje