Raporti mbi demokracinë:
Shqipëria sistem hibrid

Raporti mbi demokracinë:<br />Shqipëria sistem hibrid
TIRANE- Demokracia në Shqipëri vazhdon të jetë një sistem hibrid madje në krahasim me një vit më parë kemi humbur  3 vende në renditjen botërore të demokracive. Ky është konkluzioni raportit të Njësisë së hulumtuese të revistës prestigjioze ekonomike britanike "The Economist" (EIU).

“The Economist Intelligence Unit” publikoi raportin e Indeksit të Demokracisë për vitin 2011 në botë, ku Shqipëria renditet në vendin e 87-të, dhe e vlerësuar me notën 5.81 . Një vit më parë ajo u rendit në vendin e 84.

Indeksi i raportit bazohet mbi një vlerësim të procesit elektoral dhe të pluralizmit, funksionimit të qeverisë, pjesëmarrjes politike, kulturës politike dhe lirive civile në një vend të caktuar.

Procesi zgjedhor dhe pluralizmi janë dy nga pesë kolonat e vlerësimit që marrin edhe notën më të lartë për Shqipërinë, mbi 7, ndërsa nota më e ulët shkon për atë të funksionimit të qeverisë, kulturës politike dhe pjesëmarrjes në politikë.

Në procesim zgjedhor Shqipëria është vlersuar me notën 7.00, një notë më e vogël se ajo e një viti më parë që ishte 7.2 dhe liritë civile, 7.35.

Pikët më të ulëta i ka marrë në funksionimin e qeverisë, 4.71, (nga 5.07 vitin e kaluar). Ndërsa, me notën 5.00 është vlerësuar kultura politike e vendit.

Në renditje vendi ynë pozicionohet pas Maqedonisë e Malit të Zi, përkatësisht në postet 73 dhe 74, ndërsa Serbia zë vendin e 64. lë pas Turqinë, Bosnje Hercegovinën etj.

Raporti thekson se vendi ynë ka pësuar rënie sa i përket lirisë së medias dhe renditet te 40 vendet që kanë pasur tërheqjen në lidhje me këtë liri.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Opozita peng i problemeve personale të Berishës, luhatjeve mendore të Metës dhe paaftësisë të Bashës

Opozita peng i problemeve personale të Berishës, luhatjeve mendore të Metës dhe paaftësisë të Bashës