Raporti mbi ekstremizmin, në krye
Arabia Saudite
Arabia Saudite tashmë po provon se çdo të thotë të ngresh gishtin e akuzës ndaj dikujt tjetër. Ajo ishte flamurtarja e përpjekjeve për diskreditimin e Katarit, si vend që mbështet terrorizmin, por një raport i “Henry Jackson Society” e akuzon vetë mbretërinë e Gjirit si promovuesen kryesore të huaj të ekstremizmit Islamin në Mbretërinë e Madhe.
Arabia Saudite tashmë po provon se çdo të thotë të ngresh gishtin e akuzës ndaj dikujt tjetër. Ajo ishte flamurtarja e përpjekjeve për diskreditimin e Katarit, si vend që mbështet terrorizmin, por një raport i “Henry Jackson Society” e akuzon vetë mbretërinë e Gjirit si promovuesen kryesore të huaj të ekstremizmit Islamin në Mbretërinë e Madhe.
“ThinkTanku” ,i specializuar ne ceshtjet e jashtme flet per nje lidhje “te paster e ne rritje” mes organizatave islamike te financuara nga pertej detit, predikuese te urrejtjes dhe grupeve xhihadiste nxitese te dhunes.
Ministrat e qeverise britanike jane nen presion te publikojne gjithashtu raportin e tyre mbi grupet islamike me baze ne Mbreterine e Bashkuar. Ambasada Saudite reagoi menjehere duke i cilesuar si kategori te rreme pretendimet e “Think Tank”-ut, ne listen e te cilit renditet si vend i Gjirit dhe Iranit, si garantues i mbeshtetjes financiare per xhamite dhe institucionet e edukimit islamik, qe jane lidhur me shperndarjen e materialeve ekstremiste.
Por në krye të saj “Henry Jackson Society” vendosi Arabinë Saudite, aleaten më të ngushtë të Britanisë në Lindjen e Mesme, dhe njëkohësisht partneren e saj më të madhe tregëtare.
Në dokument nënvizohet se, individë dhe fondacione janë përfshirë në eksportimin e asaj që quajnë “ideologji paragjykuese dhe fanatike Eahhabi”., ndërsa rreshton për ilustrim edhe një sërë rastesh konkrete.
Ndërkohë Gjermania ka pranuar se numri i militanteve potencial islamik është rritur dhe se vendi duhet të përgatitet për mundësinë e sulmeve të ardhshme terroriste.
Raporti i Agjencisë gjermane të Inteligjencës për vitin e kaluar tregon se në Gjermani ndodhen rreth 24.400 islamike, 9,700 prej të cilëve janë salafistë.
Në vitin 2016 janë regjistruar pesë sulme të tilla përfshi edhe atë të natës së Krishtlindjeve në Berlin, ku janë vrarë 12 vetë, e nga sa kujton presidenti i kësaj agjencie janë edhe shtatë sulme të cilat u shmangën në kohë.
Gjithashtu dokumenti tregon se qindra xhihadiste kanë hyrë në këtë vend në mesin e rreth një milion emigrantëve që vërshuan për në Gjermani gjatë dy viteve të fundit.
Zyrtaret e sigurisë janë të vëmëndshëm sidomos ndaj 680 personave të cilët përbëjnë potencial për kërcënime islamike.
Pjesa dërrmuese e tyre janë nën ndikimin e ideologjisë salafiste. Berlini i ka shtuar ndjeshëm përpjekjet për të luftuar militantet islamik me një numër rekord arrestimesh, ndjekjesh penale, dhe dëbimesh.
Redaksia online
D.M/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.4%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
13.1%
Vota total: 4632
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Resorti nga Kushner në Sazan/ Muça: Imazh në interes të Shqipërisë! Nga Ballkani, vetëm Rama do jetë në ceremoninë e betimit të Trump
15 Janar, 22:42
-
Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën
15 Janar, 22:35
-
Vota e diasporës/ Kthupi në Repolitix: Mos prisni të bëjë ndryshime radikale, partitë e mëdha nuk e duan
15 Janar, 22:11
-
Muça: Ju iku Braimllari te PS! Basha i PL: Kush shkon te Rama përfundon në burg
15 Janar, 22:10
-
Kosova gjatë 'Trump', Çollaku: Pres zgjidhje të konfliktit Prishtinë-Beograd! Krisafi: Ai mund të hedhë në erë sistemin ndërkombëtar! Arapi: Do rikërkojë shkëmbim territoresh
15 Janar, 22:10
-
Zgjedhjet/ Daci në Repolitix: PS më e favorizuara nga vota e diasporës! Basha: Do votojnë kundër pushtetit! Muça: Do jetë pjesëmarrje qesharake
15 Janar, 22:04
-
Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë
15 Janar, 21:46
-
NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO
15 Janar, 21:27
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45