Raporti për CIA, Rama: Ajo që doli
në dritë nuk është për t'u krenua

Raporti për CIA, Rama: Ajo që doli<br />në dritë nuk është për t'u krenua
Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar publikimin e raportit mbi praktikat brutale të CIA-s për marrjen në pyetje pas sulmeve të 11 shtatorit 2001 ndaj Shteteve të Bashkuara një shembull për t’u vlerësuar.

Sipas shefit të qeverisë shqiptare ky raport tregon se llogaridhënia dhe mbajtja e përgjegjësisë është një nga parimet e SHBA. Rama theksoi se përveç demokracisë asnjë sistem tjetër nuk garanton dot këtë transparencë.

“Dje me një transparencë rrëqethëse Senati amerikan u njoh me çfarë ka ndodhur në brendi të aktivitetit të shërbimit sekret amerikan dhe sigurisht që çfarë ka dalë në dritë është larg së qeni një pamje për t’u krenuar por ka diçka tjetër që e bën unike këtë eksperiencë të dhimbshme transparence dhe që është krenari e të qenit SHBA dhe e të qenit aleat me SHBA. Vlera supreme e llogaridhënies përpara publikut dhe e njohjes së përgjegjësive në raport me publikun për të respektuar një kontratë të bazuar tek vlera e parimeve të panegociueshme të Kushtetutës. Ky është një nga shembujt më fantastikë për të kuptuar epërsinë e jashtëzakonshme të demokracisë edhe në atë që mund të duket si brishtësia e vet më e madhe. Asnjë sistem tjetër nuk e garanton dot këtë gjë, në asnjë sistem nuk ndodh që presidenti të kërkojë nxjerrjen në mënyrë transparente përpara publikut dhe të ballafaqohen me fakte si ato të shërbimit sekret siç ndodh në një demokraci që është shembullore në këtë drejtim”, deklaroi Rama.
 


Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Zelensky publikon foto nga takimi 'kokë më kokë' me Ramën: Folëm për rikonstruksionin e Ukrainës

Presidenti Zelensky publikon foto nga takimi 'kokë më kokë' me Ramën: Folëm për rikonstruksionin e Ukrainës