Raporti, Përparim Spahiu: LSI
në një linjë me FMN për PPP-të

Raporti, Përparim Spahiu: LSI<br />në një linjë me FMN për PPP-të
LSI ndan të njëjtin shqetësim me Fondin Monetar Ndërkombëtar sa i takon rrezikut që vjen nga koncesionet dhe bashkimi i doganave me tatimet. Në një deklaratë për shtyp, deputeti i LSI-së Përparim Spahiu tha se Lëvizja Socialiste për Integrim i ka shprehur këto shqetësime edhe në takimin me këtë organizatë.
 
“Ne patëm një takim me përfaqësuesit e FMN-së para një jave, i cili ishte takimi i grupeve parlamentare. Qasja e LSI në diskutimin për programin qeverisës pothuajse ka qenë të njëjtat shqetësime përsa i takon qasjes ekonomike të qeverisë, si përsa i përket PPP-ve, madje për bashkimin e tatimeve me taksat ka kosto financiare që ekspertët i llogarisin me 15-20%.

Këto janë shqetësime të njëjta, jemi në të njëjtën linjë me FMN-në, gjë të cilat i kemi paraqitur në takimet që kemi pasur me ta. Përsa i përket PPP-ve, ju e dini që është depozituar në Kuvend, më herët se sa të depozitohej projektligji për statusin e minatorit, një draft ku është kërkuar më shumë filtra, më shumë transparencë, pasi është e vërtet e nevojshme të kuptohet se ç’po ndodh, se ç’situatë financiare është. Mungon shumë transparenca, dhe fakti që FMN e parashtron si problem them që qeveria duhet të jetë shumë e kujdesshme në këtë aspekt”, deklaroi ai.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin