Raporti, PD: Kreshnik Spahiu
të ndiqet penalisht, abuzoi

Raporti, PD: Kreshnik Spahiu<br />të ndiqet penalisht, abuzoi
TIRANË – Mazhoranca kuvendore do të kërkojë ndjekjen penale të ish zëvendes kryetarit të KLD, Kreshnik Spahiu. Në përfundim të hetimeve dy mujore, komisioni hetimor kuvendor, në përbërje të të cilit kanë qenë vetem deputetët e djathtë ka publikuar raportin përfundimtar për veprimtarinë e Spahiut. Sipas kryetarit Alibeaj Spahiu ka devijuar nga institucionin kushtetues, ka shpërdoruar postin, ka trajtuar me negativitet cështjen e Censusit si dhe ka tentuar të cënojë marrëdhëniet me shtetet fqinje.
Në raportin prej 11 faqesh, mazhoranca konstaton se ish-nënkryetari i KLD ka abuzuar me detyrën me vendimmarrjet në KLD dhe ka zvarritur çështje të organizmit gjyqësor. Sipas fakteve të mbledhura nga deputetët demokratë, ish numri dy i KLD-së ka kryer 15 udhëtime jashtë shtetit me shpenzimet e institucionit pa njoftuar.

NDJEKJA PENALE
Për të gjitha këto argumenta, komisioni hetimor deklaron se do të kërkojë ndjekjen penale të Spahiut dhe për këtë qëllim raporti krahas Kuvendit, do t’i kalojë edhe Prokurorisë së Përgjithshme dhe Kontrollit të Lartë të Shtetit, për të bërë të mundur kthimin e parave me të cilat, sipas PD, Spahiu ka abuzuar gjatë kësaj kohe.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

E zezë apo indiane? Trump vë në dyshim identitetin racor të Harris, reagon Shtëpia e Bardhë

E zezë apo indiane? Trump vë në dyshim identitetin racor të Harris, reagon Shtëpia e Bardhë