Raporti për drogën, opozita: Italia demaskoi qeverinë dhe ndërkombëtarët që heshtën

Raporti për drogën, opozita: Italia demaskoi qeverinë dhe ndërkombëtarët që heshtën

Petrit Vasili dhe Edmond Spaho

Opozita shqiptare ka reaguar pas publikimit të raportit nga Drejtoria Qendrore për Shërbimet e Antidrogës në Itali për vitin 2017, ku thekson se nga Shqipëria ka mbërritur një sasi e madhe droge.  Kryetarët e grupeve të PD dhe LSI, Spaho dhe Vasili pas publikimit të raportit kanë lëshuar akuza të forta në drejtim të qeverisë shqiptare, por edhe ambasadorëve të huaj në Shqipëri, që sipas PD dhe LSI kanë heshtur.

Raporti i Antidroges Italiane i cjerr masken qeverise shqiptare dhe nxjerr ne drite te diellit situaten dramatike ne lidhje me kultivimin dhe trafikimin e droges. Pavaresisht perallave te kryeministrit dhe sejmeneve te tij qe eshte eleminuar kultivimi i kanabisit, ne vitin 2017 eshte kapur ne Itali 2 here me shume droge se ne 2016 qe ishte vit rekord. Jemi vendi i pare i origjines per kanabisin qe i dergohet Europes. Grupet kriminale shqiptare jane perhapur gjeresisht ne trafikimin e kokaines nga Amerika e Jugut. Paraja e grupeve kriminale eshte rritur ndjeshem dhe ato pastrohen lehtesisht ne Shqiperi.

Arsyet jane ne kriminalizimin e plote te qeverisjes dhe institucioneve. Kumbari Rama ka ngritur narko shtetin ku qeveria, policia, ushtria, prokuroria dhe nje banke punojne per narkoshtetin dhe Kumbarin. Prandaj nuk na hapen dyert e Europes dhe jemi bere delja e zeze e saj.

Edmond Spaho

Raporti trondites i Drejtorise se Antidroges Italiane demaskon perfundimisht qeverine shqiptare dhe ndekombetaret qe heshten.

Rsporti i Drejtorise Qendrore te Antidroges Italiane paraqet situaten tronditese lidhur me drogen,nje situate kjo e paprecedente ne historine e pluralizmit shqiptar per nga permasat,infiltrimi dhe perfshirja e qeverise.

Drogeshteti qe sundon ne Shqiperi eshte tashme nje konstatim qe europianet po e bejne qarte me fakte demaskuese dhe shifra te frikshme.

Keto jane fakte te tmerrshme te cilat jane sot perpara cdo shqiptari dhe qe rrenojne ne cdo ore e cast sigurine e vendit,shkaterrojne te tashmen dhe te ardhmen e te rinjve,asgjesojne ekonomine e vendit dhe bisneset e ndershme dhe pengojne integrimin europian te Shqiperise duke e izoluar ate.

Ja cfare paraqet shume qarte raporti:

1."Shqipëria është vendi i origjinës së shumicës së sasive të kanabisit që kanë si destinacion tregjet italiane dhe evropiane’.

2."Importet e marijuanës në Itali janë rritur ndjeshëm duke arritur në vitin 2017 në një rekord të konfiskimeve, mbi 90 ton nga rreth 41 tonë që ishin në vitin 2016".

3."për më tepër klanet shqiptare kanë treguar se kanë një aftësi në rritje të menaxhimit në kultivimin e marijuanës dhe trafikimit të saj’.

Sipas dokumentit, ato përdorin bimë me rendiment të lartë dhe metodat gjithnjë e më të larmishme të fshehjes, kultivimit dhe transportimit në brigjet italiane.

4. "grupet e krimit shqiptar konkurrojnë me organizata të tjera kriminale për kontrollin e pjesëve të rrugëve të trafikimit që arrijnë në Itali, si dhe për menaxhimin e rrjeteve të shpërndarjes së drogës.

5.Nga të dhënat e raportit shqiptarët zinin vendin e parë në rrjetet kriminale të huaja të narkotrafikut të përfshirë në trafikun e drogës.

6.Raporti vlerëson se 94 rastet e raportuara në vitin 2017 të trafikimit të drogës janë më të lartat në dekadën e fundit ndërkohë që vlera më e ulët shënohej në vitin 2011, me 49 raste.

7.Në zonat kufitare lidhur me trafikun e marijuanës shënohet edhe numri më i madh i shqiptarëve të arrestuar, 41 persona nga 93 të huaj të ndaluar në kufijtë italianë përgjatë vitit 2017 me ngarkesa marijuane.

8."Por grupet shqiptare nuk e kanë kufizuar aktivitetin e tyre vetëm në trafikun e marijuanës. Raporti i Antidrogës italiane shpreh shqetësimin se ‘së bashku me 'Ndrangheta' në Kalabri, e cila falë një rrjeti kompleks të lidhjeve ndërkombëtare ka ende një rol kyç në trafikimin e kokainës në Itali, gjatë vitit 2017.

Veçanërisht këta të fundit, si dëshmi e një hopi cilësor në aftësitë e tyre operative, konkurrojnë me grupimet e tjera kriminale, kontrollin e segmenteve të rrugëve të trafikut në Itali dhe drejtimin e rrjeteve të shpërndarjes në territorin kombëtar të substancave kryesore narkotike’.

9."Shqiptarë vijnë të dytët në personat e huaj të arrestuar për trafik dhe shpërndarje të kokainës (me rreth 1.100 persona të arrestuar).

10."Persona të huaj që janë përfshirë në vepra të drogës në Itali përgjatë vitit 2017, nga të cilët janë arrestuar më shumë se 10 mijë, rreth 2.000 persona kanë qenë nga Shqipëria.

11.Per shtrirjen e aktivitetit edhe në Europë të grupeve shqiptare të cilat “renditen mes atyre më aktive, sa i përket mundësive operative, duke nisur nga aftësitë e kontrollit në fazën e zbarkimit dhe tërheqjes së furnizimit në portet holandeze dhe belge, të përdorura për futjen në Europë të kokainës, duke shfrytëzuar aftësitë e infiltrimit në strukturat logjistike dhe portuale të lëvizjeve të kontenierëve.

Hetimet-sipas 12.Raportit-ka dokumentuar organizimin kapilar të rrjetit të shpërndarjes së kokainë në territorin europiane që lidhet me organizata kriminale shqiptare, si dhe mundësitë e mëdha në mjete dhe persona që përdoren për këtë qëllim”.

Eshte e qarte ne driten e diellit se Drogeshteti po sundon ne Shqiperi.

Kush nuk e sheh eshte miop,kush e sheh dhe e mbron eshte armik i vendit te tij.

Petrit Vasili

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja