Thelbi i letrës së PD është që sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit ka injoruar, në tejkalim flagrant të kompetencave të tij kushtetuese dhe ligjore, vlerësimet e bëra nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM), duke kualifikuar kandidatë të skualifikuar nga ky organ kushtetues ndërkombëtar për KLGJ dhe KLP. PD kërkon rihapje të procesit për të thirrur profesionistët që të bëhen pjesë e organeve të reja të sistemit të drejtësisë.
“Kërkojmë nga kolegët e mazhorancës në nënkomision, marrjen e masave të menjëhershme për të korrigjuar sëbashku shkeljet e konstatuara, dhe për ta gjetur mekanizimin e nevojshëm në përputhje me ligjin për të futur procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të KLGJ dhe KLP në shinat e Kushtetutës dhe ligjit, si dhe për të thirrur profesionistët më të mirë që të bëhen pjesë e organeve të reja të sistemit të drejtësisë” thuhet në deklaratën e PD.
d.b/shqiptarja.com

VIDEO









