Raporti për Tahirin, Kryemadhi
dhe Vasili në zyrën e Bashës

Raporti për Tahirin, Kryemadhi<br />dhe Vasili në zyrën e Bashës<br /><br>
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e kreu i grupit parlamentar, Petrit Vasili, kanë mbërritur në zyrën e kryedemokratit Lulzim Basha, pasditen e kësaj të hëne. 

Burime pranë PD bëjnë të ditur se vizita e Kryemadhit te Basha vjen për dakordësimin e qëndrimeve të opozitës lidhur me çështjen "Tahiri". Kërkesa e prokurorisë për heqjen e imunitetit të deputetit socialist do shoqërohet në Kuvend seancën e të mërkurës me dy raporte, atë të maxhorancës dhe opozitës. 

Opozita po harton raportin e saj për këtë çështje dhe do ta prezantojë në Kuvend. Dy forcat politike të opozitës kërkojnë heqjen e imunitetit të ish-ministrit të Brendshëm dhe vendosjen e tij përpara drejtësisë për akuzat e Prokurorisë si i lidhur me trafikun e drogës të grupit Habilaj. Edhe maxhoranca do ketë dokumentin e saj në seancë i cili sipas të gjitha parashikimeve dhe asaj që ka shprehur kryeministri Edi Rama, do rrëzojë pretendimet e organit të akuzës për mungesë provash.  

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Hapen 8 kutitë e para! Vangjel Tavo thellon diferencën! Ka marrë 1324 vota, Gjikuria 604

Hapen 8 kutitë e para! Vangjel Tavo thellon diferencën! Ka marrë 1324 vota, Gjikuria 604