Një raport i publikuar nga “World Economic Forum” për sa i përket Konkurueshmërisë Globale në Udhëtim dhe Turizëm, e rendit vendin tonë në  vendin e 98-të, ndryshe nga viti 2015 ku vendi ynë renditej i  106- ti.

Rama: Renditemi të 45-të ndër 136 ekonomitë botërore
Kryeministri Edi Rama e ka nisur ndryshe ditën e sotme, ku edhe pse vëmendja është përqendruar në seancën parlamentare, në të cilën do të votohet qeveria e re, ai u ka uruar mëngjesin shqiptarëve duke u dhënë edhe lajmin që Shqipëria është rritur në renditjen botërore për sa i përket udhëtimit dhe turizmit.

Rama shkruan në Facebook se raporti i fundit i “World Economic Forum për Konkurrueshmërinë Globale në Udhëtim e Turizëm”, Shqipëria është rritur me 8  vende në renditje.

Gjithashtu kryeministri ka shkruar se këtë vit vendi ynë renditet i 45- ti ndër ekonomitë botërore të vlerësuara në raport.