Raporti për zgjedhjet, Mandija
u përgjigjet akuzave të Ramës

Raporti për zgjedhjet, Mandija<br />u përgjigjet akuzave të Ramës
Ledina Mandija ka reaguar pas deklaratave të Edi Ramës, i cili e cilësoi si të njëanshëm raportin për zgjedhjet e 25 qershorit.
 
Mandija, që deri dje ka qenë në detyrën e zv/ kryeministres shprehet se raporti është pasqyrim i plotë, i saktë dhe sistematik i materialit të dërguar në kohë pranë Task-Forcës nga të gjitha institucionet shtetërore.
 
Mandija shprehet se fakti që raporti nuk i pëlqen Ramës nuk do të thotë se është i njëanshëm apo jo profesional.
 
Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar si politik dhe aspak profesional raportin e ministrave teknikë për zgjedhjet e 25 qershorit.
 
Ai u shpreh se raporti komprometon si një epilog krejt i pavend, gjithçka të mirë u ndërtua në funksion të zgjedhjeve më të mira që Shqipëria ka zhvilluar ndonjëherë.
 
“Ky raport është një dokument politik, krejt i njëanshëm dhe aspak në nivelin e lartë profesional të Zëvendëskryeministres teknike, si drejtuese e Task Forcës në fjalë” thuhet në deklaratën e Kryeministrisë.
 
Deklarata e plotë e Mandijës
Duke marrë shkas nga deklarata e kryeministrit për njëanshmëri të "raportit" dhe mosqënien e tij në nivelin tim profesional, dëshiroj të sqaroj se materiali përmbledhës është pasqyrim i plotë, i saktë dhe sistematik i materialit të dërguar në kohë pranë Task-Forcës nga të gjitha institucionet shtetërore. Jo pa qëllim është quajtur material përmbledhës pasi nga ana e zyrës se Zëvendëskryeministrit nuk është ndryshuar apo shtuar asgjë që nuk është referuar apo raportuar.
 
Fakti që informacionet apo raportimet e vetë institucioneve shtetërore apo edhe zhvillimet e përditshme të situatave gjatë përmbushjes së misionit të Task-Forcës mund të mos i pëlqejnë forcave të caktuara politike nuk e bën raportin të njëanshëm apo jo profesional.
 
Jam udhëhequr vazhdimisht nga bërja e transparencës së plotë kundrejt opinionit publik dhe pasqyrimi me profesionalizëm i të dhënave dhe fakteve që më janë raportuar dhe konsideroj se zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë themeli i një sistemi demokratik të një shteti që aspiron të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian.

 
 raporti mandija
 dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Komandanti i KFOR-it bisedon me shefin e ushtrisë serbe për gjendjen e sigurisë në Kosovë

Komandanti i KFOR-it bisedon me shefin e ushtrisë serbe për gjendjen e sigurisë në Kosovë