Raporti, PS: I paligjshëm! Teknikët:
S’ka nevojë të mblidhet Task Forca

Raporti, PS: I paligjshëm! Teknikët:<br />S’ka nevojë të mblidhet Task Forca
Ministrat teknikë me dorëzimin e dorëheqjes kanë paraqitur edhe një raport për zgjedhjet, ku theksojnë se votat u blenë.
 
Ky raport u dorëzua në kryeministri nga zv kryeministrja Ledina Mandija. Teksa burime për Report Tv nga PS thonë se ky raport është i paligjshëm pasi duhej të kalonte më parë nga Task Force.
 
Fakti është se raporti final i tyre mbi zgjedhjet është  proceduralisht jo korrekt, pra  i paligjshëm, sepse nuk është diskutuar dhe miratuar në mbledhjen e task-forcës sipas parashikimeve të VKM, e cila e legjitimoi task-forcën dhe përcaktoi funksionet e saj.
 
Ajo task-forcë është krijuar mbi bazën e një VKM-je dhe është më e gjerë në përbërje se sa vetëm ministrat teknikë dhe çdo gjë duhet të diskutohej/votohej në task force
", thonë burime per Report Tv nga PS.
 
Nga ana tjetër ministrat teknikë thonë për Report Tv se raporti është përmbledhje e veprimtarisë së task force dhe task forca e ka mbaruar veprimtarinë e vet, prandaj nuk është e nevojshme të mblidhet përsëri.

Për raportin ka reaguar edhe deputeti socialist, Erjon Braçe, i cili shprehet se është nul.
 
Statusi i plotë
Po prova, prova a keni? Se raport paskeni shkruar; Eshte i njejte qe prej 2001-shit! Ka nje tip ne PD qe e ka raportin gati, ndaj e mbajne te gjithe aty, thjesht per ate raport.
 
Tani, raporte shkruan kushdo; PUNA ESHTE TI PROVOSH, DOMETHENE TE KESH PROVA TE QARTA E TE PAKUNDERSHTUESHME!
 
Te thenat e Lulzim Bashes dhe cdo zari te tij qe humbi me thelle se kurre qarkun qe kryesonte, nuk mund te jene prova!! Lulelleqe patjeter qe jane! Madje te perseritura!




dy.b/shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Komandanti i KFOR-it bisedon me shefin e ushtrisë serbe për gjendjen e sigurisë në Kosovë

Komandanti i KFOR-it bisedon me shefin e ushtrisë serbe për gjendjen e sigurisë në Kosovë