RAPORTI: Rritje e madhe e vetëvrasjeve në ushtrinë amerikane, Pentagoni rishikon protokollet

RAPORTI: Rritje e madhe e vetëvrasjeve në ushtrinë amerikane, Pentagoni rishikon protokollet

SHBA- Rritja e nivelit të vetëvrasjeve mes anëtarëve aktivë të shërbimit ushtarak amerikan, ka detyruar Pentagonin të rishikojë protokollet e shëndetit mendor të ushtrisë. Por shumë anëtarë të shërbimit ushtarak që paraqesin probleme të kësaj natyre, druhen të flasin e të pranojnë se kanë nevojë për ndihmë. Dhe atyre që kërkojnë ndihmë, u duhet shpesh të luftojnë me stigmën e rrënjosur thellë mbi çështjet e shëndetit mendor, pengesat burokratike, si dhe me trysninë e brendshme për të qëndruar në punë.

Pentagoni ka krijuar një komision të pavarur për të rishikuar protokollet e shëndetit mendor të ushtrisë si dhe programet e parandalimit të vetëvrasjeve. Në të njëjtën kohë, një rrjet organizatash bamirëse që bashkëpunojnë me ushtrinë, janë përpjekur të plotësojnë mangësitë, duke ofruar një sërë programesh e iniciativash të tjera në terren.

Sipas të dhënave të Departamentit të Mbrojtjes, vetëvrasjet në mesin e anëtarëve të shërbimit ushtarak aktiv u rritën me më shumë se 40% mes viteve 2015 dhe 2020. Shifrat u rritën me 15% vetëm gjatë vitit 2020. Në ato që konsiderohen si pikat e nxehta të vetëvrasjeve sikurse Alaska, ku anëtarët e shërbimit ushtarak dhe familjet e tyre përballen me izolimin ekstrem dhe një klimë të ashpër, shkalla është dyfishuar.

Një studim i vitit 2021 i kryer nga organizata “Cost of War Project” arriti në përfundimin se që nga 11 shtatori 2001, kanë vdekur nga vetëvrasja katër herë më shumë anëtarë të shërbimit ushtarak e veteranë krahasuar me ata që kanë humbur jetën në vatra lufte. Studimi detajoi faktorë sikurse “ekspozimi i lartë ndaj traumave mendore, fizike, morale dhe seksuale, stresi apo ezaurimi mendor, ndikimi i kulturës maskiliste në ushtri, qasja e vazhdueshme tek armët, si dhe vështirësitë për t’u riintegruar në jetën normale si civilë.

Pentagoni nuk iu përgjigj kërkesave të përsëritura për komente mbi këto të dhëna. Por sekretari i Mbrojtjes Austin e ka pranuar publikisht se programet aktuale të Pentagonit mbi shëndetin mendor, përfshirë dhe ekzistenca e një zyre për Parandalimin e Vetëvrasjeve, e krijuar në vitin 2011, kanë rezultuar të pamjaftueshme./ VOA

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 11/10/2022 11:22

    Jo ska mundesi nuk ndodhin ne amerike keto hahaha

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren