Raporti sekret i SHKB, policia
dështoi për 21 janarin |
Rama: Vrasjet me paramendim
Prokuroria: Llupo, në burg

Raporti sekret i SHKB, policia<br />dështoi për 21 janarin | <br />Rama: Vrasjet me paramendim<br />Prokuroria: Llupo, në burg
TIRANE-  Çfarë do të kishte ndodhur në 21 janar 2011 sikur Policia e Shtetit të ishte ajo polici që kanë premtuar qeveritarët dhe për të cilën të huajt kanë dhënë me dhjetra milionë në asistencë teknike dhe ligjistike? Më e rëndësishmja nuk do të kishim një bilanc tragjik me 4 të vrarë, dhjetra të plagosur, dhjetra e dhjetra të dhunuar, makina të djegura, dëme të pallogaritshme materiale dhe një imazh të përkeqësuar të vendit, pas dhunës së 13 muajve më parë. Një orë pas mitingut të 21 janarit 2011, Policia e Shtetit do të deklaronte: “Vepruam me profesionalizëm” dhe më pas bënte bilancin paraprak, ku thuhej se ishin plagosur 17 punonjës të policisë dhe dëmtuar rreth 100 të tjerë.

Por katër muaj më vonë, në 17 maj 2011, Shërbimi i Kontrollit të Brendëshëm në Policinë e Shtetit do të bënte një raport të detajuar, për të konkluduar se Policia e Shtetit ka qenë e papërgatitur për të menaxhuar nje tubim të zakonshëm proteste, për të neutralizuar disa keqbërës që gjuanin me gurë dhe shkopinj.

Raporti që ka fshirë, sikur të mos kenë ndodhur, 4 vrasjet në bulevard, përshkruan me hollësi momentet kur turma sulmoi policinë, urdhrat për përdorimin e gazit lotsjellës, makinës me ujë, helikopterit për lëndët lakrimogjene mbi protestuesit. Edhe Policia Rrugore ka qenë e paaftë, sepse edhe pse ishte thënë se do të digjeshin makinat te kryeministria dhe Piramida, aty nuk u lëvizën, ndërsa makina “Benz” që hyri në portën e hekurt të kryeministrisë u la të lëvizte lirisht nga Policia Rrugore.

Policia ka ditur gjithçka dhe nuk mori masat. Edhe pse ishte paralajmëruar se kryeministria do të goditej me mjete të forta, si gurë apo vezë. Për më keq, pas shpartallimit të forcave të Policisë, selia e Kryeministrisë mbeti e zbuluar rreth 45 minuta.

Kur drejtuesi i shërbimit urdhëroi hedhjen e granatave të dorës me gaz lotsjellës “CN” për shpërndarjen e demonstruesve të dhunshëm ndaj punonjësve të Policisë, për shkak të erës, gazi ra mbi Policinë dhe FNSH-në, të papajisura me kundragaze.

(Gazeta "Shqiptarja,com" publikoi sot pjesën e parë të raportit të Shërbimi i Kontrollit të Brendëshëm në Policinë e Shtetit )

(shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Korçë/ Zjarr në pyllin e Bodës në Maliq, zjarrfikësit po përpiqen të izolojnë vatrat! Në terren mbërrin edhe prefekti (VIDEO)

Korçë/ Zjarr në pyllin e Bodës në Maliq, zjarrfikësit po përpiqen të izolojnë vatrat! Në terren mbërrin edhe prefekti (VIDEO)