TIRANE - Bisedat mes Kryeministrit Edi Rama dhe kryeparlamentarit Ilir Meta për një kohë të gjatë janë vënë nën përgjimin e Shërbimit Informativ Shtetëror. Gjatë qeverisjes Berisha e deri pas ndërrimit të pushtetve SHISH ka përgjuar bisedat personale jo vetëm mes dy aleatëve, por edhe biseda që liderët politikë kanë bërë me persona të tjerë. Kjo është konfirmuar nga burime konfidenciale zyrtare në Komisionin e Sigurisë për "A1 Report". Por pre e këtyre përgjimeve kanë rënë edhe deputetë të tjerë të parlamentit shqiptar, ligjvënës të cilët kanë peshë në Kuvendin e Shqipërisë.
Po sipas të njëjtave burimeve brenda Komisionit të Sigurisë thuhet se kreu i SHISH Visho Ajazi Lika ka bërë jo vetëm shkelje ligjore, por dhe penale. Të gjitha këto fakte dhe elemente janë pasqyruar në raportin përfundimtar të dalë nga puna e tre deputeteve te mazhorancës, antarë të Komisionit të Sigurisë, konkretisht Pirro Lutaj, Pjerin Ndreu dhe Xhemal Qefalia, të cilët për një periudhë gati dy mujore zhvilluan një kontroll në institucionin e drejtuar nga Visho Ajazi Lika.
Ky raport i diskutuar gjatë të mërkurës në Komisionin e Sigurisë do t’i dorëzohet kryeministrit Edi Rama, ndërsa një kopje tjetër kryetarit të Kuvendit Ilir Meta. Tashmë mbetet në dorën e shefit të qeverisë Rama për të marrë ose jo masa ndaj kreut të SHISH për këto shkelje. Raporti nuk do të kalojë në seancë plenare për shkak të informacionit të klasifikuar që përmban.
Komisioni i Sigurisë ngriti në muajin Maj të këtij viti grupin e punës prej 5 anëtarësh, por në fakt vetëm 3 deputetë të mazhorancës ushtruan kontroll në SHISH, ndërsa opozita nuk pranoi të merrte pjesë.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
44.1%
-
I keq
22.7%
-
As i mire as i keq
33.2%
Vota total: 1507
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Edmond Lajçi dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e bashkëshortes në Pejë
27 Dhjetor, 11:09
-
Ministri Hasani: Së bashku me BE jemi të qartë në afate, s’kemi fusha ku çalojmë! Po punojmë për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit
27 Dhjetor, 11:07
-
Baleti “Arrëthyesi”, natë magjike përralle në skenën e TKOB! Shfaqja, me një koreografi tërësisht të re nga Edi Blloshmi
27 Dhjetor, 11:06
-
'Ngrini' dialogun me Serbinë, Hasani: Propozimi i Ramës për Kosovën realist, logjikë e diskutuar me partnerët
27 Dhjetor, 11:03
-
Ambasadori amerikan Hovenier përfundon mandatin: Po largohem si një mik i fortë i Kosovës
27 Dhjetor, 11:03
-
Real Madrid ndryshon emrin e stadiumit
27 Dhjetor, 11:00
-
Lushnjë/ Bastet online, goditen dy raste nga policia! Arrestohen 2 persona, në hetim 3 të tjerë (EMRAT)
27 Dhjetor, 10:57
-
Integrimi në BE, Hasani: Na duhet të bëjmë detyrat tona! Me rëndësi që procesi të jetë transparent e të mos varet nga marrëdhëniet dy palëshe
27 Dhjetor, 10:56
-
Adriatik Doçi: U përball me bandat me automatik/ Kush është Elvin Gogaj, prokurori që po heton Belind Këlliçin
27 Dhjetor, 10:46
-
Kukës/ Ushtroi dhunë ndaj gruas, shpallet në kërkim 37-vjeçari
27 Dhjetor, 10:43
-
Marrëdhëniet me Greqinë, Hasani: E rëndësishme të mos jetë përpjekje mikrofoni por punë tavoline, duhet kujdes
27 Dhjetor, 10:35
-
VIDEO/ Futet nga stoli dhe përmbys ndeshjen, Rocco Vata i jep tri pikë Watfordit në limite
27 Dhjetor, 10:27