Raporti shokues: Kim Jong-un ka
ekzekutuar 340 persona
Diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong-un ka urdhëruar vrasjen e më shumë se 300 njerëzve që kur mori pushtetin në vitin 2011.
Diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong-un ka urdhëruar vrasjen e më shumë se 300 njerëzve që kur mori pushtetin në vitin 2011.
Një raport i ri, i hartuar nga Instituti për Strategjinë e Sigurisë Kombëtare, pretendon se diktatori koreano-verior Kim Jong Un ka urdhëruar ekzekutimin e 340 njerëzve. Në raport thuhet se Kim përdor ekzekutimet për të shtrënguar më fort pushtetin, shkruan “The Independent”.
Nga personat të cilët janë ekzekutuar, 140 prej tyre ishin zyrtarë të lartë në qeveri, ushtri dhe Partinë e Punëtorëve. Ekspertët janë shprehur se Kim shfaq një nivel të lartë brutaliteti. Për shembull Ministria e Mbrojtjes është spastruar 5 herë në 5 vjet, ndërsa babai i tij e bëri 3 herë në 17 vjet dhe dy prej këtyre herëve, ministrat ndërruan jetë nga mosha.
Gjatë fillimit të këtij viti, diktatori ekzekutoi ministrin e Arsimit, Kim Yong Jin, pasi nuk ishte sjellë mirë gjatë seancës së parlamentit.
Në maj të 2015, ministri i Mbrojtjes, Hyon Yong Chol, u ekzekutua me armë antiajrore para një publiku, mes të cilit edhe familja e tij.
Ekspertët thonë se Kim Jong Un është i dëshpëruar të tregojë se mund të jetë një lider i madh dhe për të bërë këtë, duhet të tregojë me forcë dhe mes ndihmësve të tij se shefi është pikërisht ai.
Redaksia online
D.M/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4382
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!
15 Janar, 20:39
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, meritë e Trump? Biden: Po bëjmë shaka? Ishte punë në ekip
15 Janar, 20:32
-
Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime
15 Janar, 20:26
-
Jakin Marena: Berisha ‘hyn’ në krevatin e ‘tradhëtarëve’, Bardhi rebelohet me leje
15 Janar, 20:20
-
Hamas: Marrëveshja me Izraelin erdhi si rezultat i qëndresës palestineze
15 Janar, 20:18
-
E ndarë në tre faza, ja çfarë parashikon marrëveshja Izrael-Hamas për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve?
15 Janar, 20:09
-
Shkatërrimi i kartelit italo-shqiptar të narkotrafikut nga Kolumbia, si dhëndri i ‘Diabolik’ bënte pazare me shqiptarët, zbërthehen mesazhet në Sky Ecc
15 Janar, 20:08
-
Komandohet drejtuesja, për herë të parë PD e Shkodrës do drejtohet nga një grua
15 Janar, 19:55
-
Vrasja e biznesmenit Bujar Nasufi tek 'Pallati me Shigjeta', drejtori i Policisë Tiranë: Janë mbledhur prova shkencore dhe kompjuterike, do t'i shërbejnë hetimit
15 Janar, 19:48
-
Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve
15 Janar, 19:31
-
Dhëndri i Donald Trump shpallet investitor strategjik, do ndërtojë resortin 1.4 mld € në Sazan! Edhe shteti pjesë e investimit (DOKUMENTI)
15 Janar, 19:00
-
Abuzim me tenderat/ Dënohet me 2 vite burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj! I konvertohet në 2.8 vite shërbim prove
15 Janar, 19:00