TIRANE- Shqipëria nuk figuron më në listën Këshillit të Evropës e vendeve nën monitorim për pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit. Mbledhja e Komitetit Moneyval të Këshillit të  Evropës, ka publikuar raportin përfundimtar ku konfirmon se autoritetet shqiptare kanë përmbushur detyrimet ndërkombëtare në fushën e parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

Që prej vizitës në nëntor 2010, Shqipëria ka bërë progrese dhe ka implementuar masat e kërkuara për përforcimin e efektshmërisë së masave kundër pastrimit të parave dhe terrorizmit, dhe njëherësh ka ngritur kuadrin ligjor e rregullator në në nivelin e rekomandimeve të Task Forcës për Aksionin Financiar, thekson në raportin përfundimtar Mbledhja e Komitetit Moneyval të Këshillit të Evropës. “Për pasojë, Pleniumi vendosi ta heqë Shqipërinë nga lista e vendeve nën monitorim”, thekson raporti.