Raporti/ Shqipëria e 9-a në botë 
 për çmimin më të lartë të naftës

Raporti/ Shqipëria e 9-a në botë <br /> për çmimin më të lartë të naftës
 TIRANE - Shqipëria radhitet e 9-a në botë për çmimin më të shtrenjtë të naftës me 1. 31 euro lekë për litër., mes 56 vendeve të botës të radhitur në në raportin e “Fuel Prices Europe” që publikohet çdo ditë.
 
Në një krahasim të çmimit me të cilin shitet nafta në karburantet shqiptare me atë të vendeve të tjera të zhvilluara në botë, vërehet se diferenca është shumë e vogël. Në Britaninë e Madhe nafta tregtohet me 1.6 euro, pra 3 cent më shumë se në Shqipëri . Nga vendi i parë në këtë tabelë që është pikërisht Britani deri tek i katërti (Izrael-Norvegji-Itali) çmimi i naftës ruan thuajse të njëjtat vlera në çmimin e tregtimit për litër . Vendi ynë renditet shumë pranë Danimarkës dhe Zvicrës të cilat kanë një ekonomi shumë herë më të lartë dhe të ardhurat për frymë janë shumë herë më mira sesa në Shqipëri.

Në shtetin tonë fqinj Maqedoninë çmimi i naftës shitet me 1 euro pra me 140 lek ose 45 lek më pak se në Shqipëri . Ndërsa Kosova mban vendin e 27 në botë me çmimin e naftës 1.2 euro. Pavarësisht se në bursat ndërkombëtare, çmimi i naftës ka pësuar rënie, në tregun shqiptar kjo nuk reflektohet.

Në këtë raport Arabia Saudite e cila ka burime mjaft të pasura të hidrokarbureve, ka edhe çmimin më të lirë të naftës me vetëm 1 cent.
 
nafta

cmimi i naftes

FOTO krahasime te cmimit te naftes me shtetet e tjera

cmimi i naftes ne spanje
Cmimi i naftes ne Spanje

cmimi i naftes ne maqedoni
Cmimi i naftes ne Maqedoni



cmimi i naftes ne korene e jugut
Cmimi i naftes ne Korene e Jugut

cmimi i naftes ne france
Cmimi i naftes ne France

cmimi i naftes ne gjermani
Cmimi i naftes ne Gjermani


cmimi i naftes ne saint tropez
Cmimi i naftes ne Saint Tropez

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan