Për Prokurorinë e Posaçme, lufta kundër korrupsionit të zyrtarëve të lartë dhe krimit të organizuar po i sfidohet nga retorika politike dhe mediatike që sipas SPAK mund të ndikojë në perceptimin publik dhe në autoritetin e institucionit, madje edhe të shërbejë si faktor nxitës për rritjen e nivelit të kërcënimeve nga krimi i organizuar. (faqe 11)
Ky është argumenti i parë që rendit SPAK në raportin e vitit 2025-a, si sfidat kryesore me të cilat përballë. Por jo vetëm kaq, prokurorët e posaccëm janë të shqetësuar edhe me nismat ligjore që i kufizojnë sipas tyre pavarësinë.
“SPAK do t’i konsideronte veçanërisht shqetësuese ato nisma ose masa me karakter ligjor dhe institucional, që do të synonin kufizimin e mjeteve proceduriale dhe pavarësinë e saj. Ndërhyrje të tilla do të përbenin rrezik serioz për funksionin kushtetues të SPAK dhe për vetë shtetin e së drejtës (citim faqe 11)
Ndryshime të Kushtetuës kërkon SPAK për të caktuar qartë se ccfarë do të ndodhë me statusin e prokurorëve të posaçëm pas përfundimit të mandatit. Tetë prokurorëve, përfshi Klodian Brahon apo Altin Dumanin, i mbyllet mandati 9-vjeçar në dhjetor 2028.
“Mospërcaktimi i qartë ligjor kërcënon vijimësinë e hetimeve dhe standardet profesionale, duke ndikuar në besimin e publikut dhe në përmbushjen e kërkesave të institucioneve kombëtare dhe ndërkombëtare”
Tjetër shqetësim i SPAK është mungesa e këshilltarëve me përvojë, teksa veçon domosdoshmërinë e rritjes së bashkëpunimit koordinues në hetime me policinë e shtetit si dhe më shumë kompetenca në bashkëpunimin me autoritetet e huaja dhe ekstradimin e shqiptarëve nga jashtë.
Megjithatë SPAK e pranon se policia e shtetit ka rritur me 70% referimet, mungesa e të cilave ishte shqetësim i viteve të kaluara, por politika i ka përgjysmuar kallëzimet.
“Hetimet e filluara me referime nga Policia e Shtetit janë rritur me rreth 70%, ndërsa hetimet e nisura me referime nga institucionet publike kanë shënuar një rritje me rreth 15%. Nga ana tjetër, hetimet e filluara me kallëzime nga subjekte politike dhe personat juridikë kanë pësuar një rënie përkatësisht me rreth 50% dhe 75%” (faqe 8)
Nga ana tjetër SPAK evideton se vetë ka shënuar një rritje të ndjeshme të qasjes proaktive në hetime. Nga 294 procedime penale të reja të regjistruara në vitin 2025, 109 janë nisur kryesisht nga Prokuroria e Posaçme, që përfaqëson rreth 37% të totalit. Në vitin 2024 ishin vetëm 65 hetime të nisura kryesisht, ose vetëm 19.8% e toitalit.
Çështja tjetër që Prokuroria e Posaccme kujdeset të nënvizojë në raportin 120 faqësh është numri i paraburgimeve, që muaj e fundit ka krijuar debat të gjerë publik. SPAK thotë se ka aplikuar një politikë penale në përputhje me standardet ndërkombëtare për paraburgimet apo edhe arrestin në shtëpi.
"Në vitin 2025 konstatohet një ulje e ndjeshme e përdorimit të masës së arrestit me burg, nga 236 raste në vitin 2024 në 110 raste në vitin 2025, një reduktim prej rreth 53%, duke reflektuar një qasje më të kujdesshme dhe proporcionale në aplikimin e masave më kufizuese të lirisë, në përputhje me parimin e prezumimit të pafajësisë. Po ashtu, në vitin 2025 vërehet një ulje e përdorimit të masës së arrestit në shtëpi me rreth 37%, nga 46 raste në vitin 2024 në 29 raste në vitin 2025, duke reflektuar një vlerësim më të individualizuar të nevojës për masa kufizuese të lirisë dhe një orientim më të madh drejt masave alternative më pak restriktive, në përputhje me parimin e proporcionalitetit"
Prokuroria e Posaçme thotë se në burgje subjektet e saj janë vetëm rreth 12% të totalit të paraburgosurve, ndërsa për hetimet anti korrupsion paraburgimet zënë vetëm rreth 3.45% të totalit të personave nën hetim.
Komente











Ju jeni bere organizate kriminale vete.Krimi me i rende ne legjislacionin shqiptar eshte vrasja. 21 Janarin me 4 te vdekur dhe qindra te plagosur refuzuat ta hetonit. Ka 3 vjet qe Stasburgu ka thene qe eshte masaker shteterore dhe ju vazhdoni ta injoroni. Gerdecin po ashtu.Gjithe aferat korruptive te Saliut kur ishte ne pushtet vazhdoni ti injoroni.Ateher perse duhet te kene njerezit kujdes per retoriken politike kur ju jeni bere zyre ligjore ne mbrojtje te familjes kriminale Berisha?
Përgjigju