Pas raportit të publikuar nga DASH ka reaguar ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. Ai vë në dukje vlerësimet e Departamentit Amerikan të Shtetit për luftën kundër drogës, duke vijuar se raporti thekson bashkepunimin me te ngushte me partneret e huaj, vecanerisht misionin Italian te GDF".

Tahiri shkruan në rrjetin social facebook se ky vleresim nga partneret eshte nxitja me e mire per te vazhduar ne rrugen e nisur.

"Vleresime te rendesishme nga DASH per luften kunder droges. Raporti i Departamentit Amerikan thekson se "Suksesi ne luften kunder droges, rezultat i perkushtimit maksimal nga lidershipi politik dhe policor per te luftuar drogen. Raporti thekson bashkepunimin me te ngushte me partneret e huaj, vecanerisht misionin Italian te GdF".
Ky vleresim nga partneret me te rendesishem te Shqiperise, eshte nxitja me e mire per te vazhduar ne rrugen e nisur, duke reformuar policine, duke permiresuar sherbimin ndaj qytetarit e duke arritur rezultate te qendrueshme ne luften kunder droges.Raporti, vleresim per punen e cdo punonjesi policie qe eshte angazhuar maksimalisht ne kete beteje, e faleminderim per cdo qytetar qe ka mbeshtetur policine per nje shoqeri me te drejte e te sigurte."- shkruan Tahiri


Ndërkohë në një prononcim për mediat, Tahiri ka thënë se shteti shqiptar është i përgatitur për një fluks të mundshëm emigrantësh nga Shqipëria drejt Italisë dhe se vendi ynë po koordinohet me partnerët europianë për këtë çështje dhe se nuk ka vend për panik. 

“Asnjë vend në botë nuk ia del dot i vetëm kësaj krize humanitare. Kështu që duhet bashkëpunim. Nuk ka vend për alarm, ne jemi të përgatitur dhe po koordinohemi me partnerët, sepse mendojmë se një problem europian duhet zgjidhur bashkarisht”, ka thënë Tahiri. 

Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)